Shisnin kokainë, heroinë dhe kanabis në shkollat dhe lokalet e Tiranës, shkatërrohen 2 grupe kriminale! 20 të arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRAT)

Dy grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur si pasojë e një operacioni anti-drogë të policisë së Tiranës. Në pranga kanë rënë 20 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.  Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se për realizimin e këtij operacioni të koduar ‘Harta’ janë përdorur metoda speciale të hetimit që ka zgjatur prej muajsh.

Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku veprinte secili prej 24 personave, ku mes tyre vihet re se janë të përfshira edhe 3 femra. Njëri prej grupeve e kishte bazën e veprimtarisë kriminale në Yzberisht ndërsa tjetri në zona të tjera të Tiranës.

Grupet kriminale funksiononin pa një strukturë drejtuese, duke përdorur mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ndërsa për shitjen e lëndës narkotike ata, organizoheshin nëpër automjete të transportit publik me qëllim që të mos binin në kontrollet e policisë.

Kokaina dhe heroina, shiteshin në lokalet e natës, ndërsa kanabisi shitej pranë shkollave, kryesisht pranë gjimnazeve ku klientë kryesorë ishin nxënësit.

Personat e arrestuar
Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç,  Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
20 persona në pranga dhe 4 në kërkim për shpërndarjen e drogës në Tiranë, prokuroria: Përdorëm metoda speciale hetimi për të zbuluar dy grupet kriminale

Për realizimin e operacionit anti-drogë në Tiranë, ku 20 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim për shpërndarjen e lëndëve narkotike prokuroria e kryeqytetit bën me dije se janë përdorur metoda speciale të hetimit për zbulimin e dy grupeve kriminale.

Pas hetimeve disa mujore u arrit të vërtetohej veprimtaria kriminale e dy grupeve të përbërë nga 24 persona për të cilët u kërkua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Shpërndarja kryhej në lokalet e natës, në ambientet më të frekuentuara nga të rinjtë dhe pranë një gjimnazi në Tiranë.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar dy procedime penale, nr. 420 viti 2023 dhe nr. 7470 viti 2022 për veprën penale 283 “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ora 13:05
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni anti-drogë i zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se dy grupet që shpërndanin drogë, vepronin pa strukturë drejtuese.

Njëri prej grupeve e kishte bazën kriminale në Yzberisht ndërsa grupi tjetër në zona të Tiranës.

Kokaina dhe heroina shitej në lokalet e natës ndërsa kanabisi në zonat pranë shkollave ku klientë ishin kryesisht të rinjtë që zhvillonin mësimin aty.

Ora 11:35
Pjesë e grupeve kriminale që shpërndanin kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, zbardhen emrat e disa prej personave të arrestuar

Janë zbardhur emrat e 14 prej 20 të arrestuarve nga operacioni ‘Harta’ i policisë së Tiranës për të vënë në pranga anëtarët e grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen e drogërave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Disa prej të arrestuarve:

Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç,  Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç.

Ora 11:18
DEL VIDEO/ Momenti kur kapen shpërndarësit e drogës në Tiranë, njëri i fshehur në klub nate

 

Ky është momenti kur kapen disa shpërndarës droge në Tiranë. Njëri ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Smart’ ku u ndalua nga Forcat Operacionale ndërsa një tjetër ishte në ambientet e një klubi nate.

Ora 11:12
Detaje nga operacioni ku u arrestuan 20 persona për shpërndarjen e drogës në Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë dhe qindra doza heroinë

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policer që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave.

U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim. Në cilësinë e provës, u sekuestruan 2 kg e 121 kokainë, 300 doza kanabis, 5 milionë lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.

Ata vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës që frekuentohen nga të rinj. Po ashtu përdornin mesazhe të koduara dhe qarkullonin me transportin publik për të shmangur kontrollin e policisë.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për dy grupe personash që vepronin në formën  e grupeve kriminale  duke e ushtruar veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori  e cila ka regjistruar dy procedime penale në fushën e narkotikëve.
 
Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona.
 
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.
 
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: 

F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
 
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.
 
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona.
 
Rezultatet e arritura tregojnë anagazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Ora 11:03
VIDEO/ Shpërndanin kokainë dhe kanabis në gjithë Tiranën, publikohet harta e veprimit të 25 të dyshuarve

 

25 persona janë piketuar nga policia si të dyshuar për shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme në Tiranë. Në hartën e publikuar ku janë përqendruar më së shumti veprimet e tyre, vihet re se pothuajse për secilën zonë, 2 persona ishin angazhuar si shpërndarës. Mes tyre vihet re se të dyshuara janë edhe 3 femra, identiteti i të cilave ende nuk është bërë i ditur. 

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anisa: 22/03/2023 21:45

    O shteti shifni njerzit qe jan tu vra e tu pre perdit se kta ben si kan bo kujt kan dash e e kan ble shifni se keni gjera me te rendesishme se kto

    Përgjigju
    • Shkodrani.ST: 23/03/2023 16:52

      Kto jane shume te rendesishme se neser e pesojne edhe femite e tu nese sot ske akoma femi…

  • Nodrugs: 22/03/2023 15:38

    Po shkollat sikur kane oficer policie apo sa marrin rrogen dhe ata.

    Përgjigju
  • Shkodrani.ST: 22/03/2023 13:32

    Ti kalbin ne burg legenat se e shkatetruan rinine e kti vendi,jo cdo faj ka politika…

    Përgjigju
    • Koku: 22/03/2023 16:08

      Ka qef rinia dhe e pi drogen, se njeri me zorr nuk ta jep sepse kushton.

  • gjergji: 22/03/2023 13:23

    te gjithe o tropojan ose kuksian.Te kalben ne burg.

    Përgjigju
    • tironci fallco: 22/03/2023 18:38

      mir e ke se gjith tironcit jane neper biblioteka duke lexuar e neper universitete duke u bere sa me inteligjent plus sic thot dhe Koku... dakort qe shumica jan te ardhur por mos na i be vendalijt te kulluar o gjergj kastrabeu

    • Koku: 22/03/2023 16:12

      Tiranasit jan ajka e kryeqytetit nuk merren me kto gjona, por lyejne fytyren dhe vetullat te duken seksi neper clube note, pastaj fillojne ta thithin se nje jetē kemi thone.

  • Narcos: 22/03/2023 12:00

    Bravo Tonin Vocaj, hoqe grupin qe u bante konurrence atyre qe te paguanin per cdo muaj.

    Përgjigju
  • Alb: 22/03/2023 11:52

    Ma shum ka te burgosure se sa punojne, Ne shqipnin

    Përgjigju
  • Arti: 22/03/2023 11:26

    MOS I NXIRNI NGA BURGU PLEHRAT.

    Përgjigju
    • Rama: 22/03/2023 12:13

      O Arto s kane vra njeri...

  • Erik: 22/03/2023 11:19

    Kur do shteti te ben gjemen. Bravo Policise se Shtetit per keto aksione te njepasnjeshme ndaj shperndaresve te drograve ne Tirane. Uroj qe Prokuroria dhe Gjykatat mos t'i nxjerrin shpejt perseri ne rruge, duke i kthyer ne kercenim per komunitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Habit aktivisti nga Kosova: Jam me Kroacinë, nuk i kuptoj kosovarët që harxhojnë pare dhe shqyejnë gurmazin për Shqipërinë

Habit aktivisti nga Kosova: Jam me Kroacinë, nuk i kuptoj kosovarët që harxhojnë pare dhe shqyejnë gurmazin për Shqipërinë