Dy personazhë të shumëkërkuar, të konsideruar si ushtarë të Ervis Martinaj, u arrestuan nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit në Fushë-Kuqe, fshati i konsideruar si baza e bosit të zhdukur të lojërave të fatit, ku edhe sot jetojnë familjarë të tij, në Patok të Kurbinit.
Dy të kërkuarit, Elvin Merlika 47 vjeç nga Mamurrasi dhe Alket Xhixha 42 vjeç nga Fushë-Kruja u arrestuan nga policia teksa ishin të armatosur. Blutë sekuestruan 2 pistoleta brenda në çanta marsup, 2 armë gjahu, 2 radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak
Ata akuzohen nga SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe sigurim të kushteve për vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022 në Tiranë, me porosi të Ervis Martinaj, atentat që nuk u realizua.
Të kërkuarit qëndronin në një vilë në Fushë-Kuqe, por në një terren të vështirë, në një zonë pyjore, pranë lumit Droja. Policia e konsideroi në një njoftim zyrtar një operacion me shkallë të lartë rrezikshmërie, për nga vetë profili i të kërkuarve.
Policisë i erdhën në ndihmë edhe pamjet me dron, për të monitoruar lëvizjet e mundshme të të shumëkërkuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pamjet e operacionit që policia shpërndan, shihet edhe një motoskaf pranë lumit që dyshohet se përdorej nga dy anëtarët e grupit të Martinajt për të lëvizur drejt Lagunës së Patokut.
Të dy ishin në kërkim si pjesë e dosjes Plumbi i Artë, dhe aktualisht janë dërguar në mungesë në gjykim, me një grup prej 11 personash në total. Mërlika dhe Xhixha akuzohen se me porosi të Ervis Martinaj kontaktuan Nuredin Dumanin dhe i kaluan 100 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen, numrin 2 të bandës së Durrësit. Këto elementë i dëshmoi vetë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se për vrasjen që nuk u realizua, i ishin premtuar 500 mijë euro. Alket Xhixha ishte ura lidhëse për njohjen mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, ndërsa Mërlika në këtë plan për vrasje, ishte personi i parë që mori “porosinë” nga Martinaj, e më tej bashkë me Xhixhën, shkruan në Kosovë për t’i dërguar pagesën Dumanit.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e 23 pasurive të Mërlikës, mes të cilave kuota biznesesh, apartamente, troje, toka arë dhe pasuri të tjera. Po sot, RENEA ka ushtruar një tjetër operacion orët e para të mëngjesit, ku është bastizur Dobraçi, zona e Bajrave.
Alket Xhixha është vëllai i Besjan Xhixhës, një tjetër, personazhi të botës së krimit. Besjan Xhixha akuzohet nga SPAK se është paguar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për të vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, atentat i realizuar në vitin 2020 në bashkëpunim me Enver Divën, sot të dy në qeli. Vrasja e tyre u bë pasi Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit e dinin ku fshihej shuma e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa policia nuk ka mundur t’i japë përgjigje zyrtarisht dilemës nëse i shumëkëruari nga SPAK, është gjallë apo është vrarë. Familja e tij së fundi ka kërkuar në gjykatë që Ervis Martinaj të shpallet zyrtarisht i zhdukur, pasi siç kodi civil e përcakton, kanë kaluar të paktën 2 vjet që nuk ka asnjë lajm për të. Një hap ky, që çon në shpallen e tij të vdekur nëse edhe në harkun e 4 viteve të tjera, nuk do të ketë asnjë informacion për fatin e Ervis Martinaj. SPAK ka sekuestruar pasuri në vlerë miliona euro të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, e në janar të 2025, ka kërkuar konfiskimin e tyre me dyshimin se janë vendosur me burim parash që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Policia u sfidua disa herë, për të dhënë përgjigjen e shumëkërkuar nëse Ervis Martinaj është gjallë apo i vdekur. Ende kjo dilemë nuk është zbardhur, pavarësisht operacioneve të shumta në kërkim të tij, në fortesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe, Durrës, Shijak e deri në Vlorë.
Po sot, RENEA ka ushtruar një tjetër operacion orët e para të mëngjesit, ku është bastisur Dobraçi, zona e Bajrave, ndërsa dyshohet se janë sekuestruar disa armë që mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Forcat RENEA zhvilluan një aksion në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në Shkodër, në lagjen Dobraç, të konsideruar bastion i Bajrave. Operacioni është kryer në disa zona të qytetit por më së shumti është përqendruar në lagjen e Dobraçit.
Burime për Report Tv thotë se policia ka gjetur disa armë, që dyshohet se i përkasin grupeve kriminale, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Sipas informacioneve, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa mësohet se aksioni është zhvilluar rreth orës 5 të mëngjesit.
Ende mbetet pa zbardhur masakra e Dobraçit më 30 tetor 2024 me 4 të vrarë, ku u vranë vëllai i Ibrahim Licit dhe shoku i tij, ndërsa plumbat i morën jetën edhe nj çifti bashkëshortësh që rastësisht ishin në zonë me motor. Atentati dyshohet se kishte shënjestër Ibrahim Licin, një personazh në kërkim, një prej armiqve të përbetuar të grupit të Bajrave.
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet me dron nga arrestimi i Alket alias Fredi Xhixha dhe Elvin Mërnika, të cilët ishin fshehur në një vilë dy katëshe në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit.
Banesa është e pozicionuar larg zonave të banuara në një terren të vështirë. Në afërsi të banesës ndodhet dhe një skaf i dyshuar se i përket personave të arrestuar , me të cilën mendohet se Mërnika dhe Xhixha e përdornin për të lundruar nga lumi Droja në drejtim të Largunës së Patokut. Nga aksioni policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt. Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Foto: Alket Xhixha
Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Kuqes dhe në Dobraç të Shkodrës. Xhixha është i njohur si një ndër ushtarët e Ervis Martinajt ndërsa është vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në mars të 2020-ës.
Sipas dëshmisë së Dumanit, Alket Xhixha ka qenë ‘ura’ lidhëse mes tij dhe Ervis Martinajt. Xhixha ka komunikuar me Dumanin duke e njoftuar për ftesën që Martinaj i kishte bërë për ta takuar. Martinaj është nisur drejt Kosovës së bashku me Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën për të takuar Dumanin.
Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.
Të shpallur në kërkim nga SPAK, Forcat Operacionale kanë arrestuar mëngjesin e sotëm Elvin Merlika 47 vjeç dhe Alket alias Fred Xhixha 42 vjeç. Gjatë arrestimit policia u sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt. Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera”, njofton policia.

Foto: Elvin Merlika
Elvin Merlika i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar sot pas një operacioni të zhvilluar nga Operacionalja me urdhër të SPAK.
Po kush është Elvin Merlika?
Merlika ka qenë pjesë e grupit që do vrisnin Indrit Doklen, kreun e bandës së Durrësit. Porosia për eliminimin e Dokles është dhënë nga Ervis Martinaj, i cili ishte i gatshëm të paguante 500 mijë euro për ta hequr qafe.
Elvin Merlika akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Ndërkohë po në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.

Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt, i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë' është arrestuar në në Fushë Kuqe pas një operacioni nga Operacionalja.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Alket Xhixha, bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Vis Martinajt
Komente













Qenie me te ndyra e te peshtira se keta ushtraret r bandave nuk ka jane krimba jetojne duke i sherbyer krimineleve vrasin njerez per te bere jet luksi
PërgjigjuMERLIKA ESHTE DJALI TEZES VIS MARTINAJT. GJITHE PRONAT ME EMER TE TIJ JANE NE FAKT TE MARTINAJT...DREJTESIA VONON POR NUK HARRON!
Përgjigju