KABUL - Në operacionet e ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë në disa qytete të Afganistanit janë vrarë 60 militantë dhe janë plagosur 38 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme e Afganistanit theksohet se "në operacionet e 24 orëve të fundit të ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë në qytetet Kunduz, Laghman, Baglan, Tahar, Kunduz, Farjab, Badahshan, Sar-i Pul, Xhevizxhan, Farah, Helmand

dhe Nimroz u vranë 60 militantë dhe u plagosën 38 të tjerë"

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se janë asgjësuar bombat e vendosur në anë të rrugës në qytetet Dajkundi, Kandahar, Vardak, Gazne, Host dhe Paktika.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahit në lidhje me konfliktet në fjalë është pretenduar se në rajonet Munxhagak dhe Mardijan të Xhevizhan është rrëzuar një helikopter, janë shkatërruar 4 tenake dhe janë vrarë 17 ushtarë.

 
Readaksia Online

( g.m/Shqiptarja.com )