Efektivët e Hetimit të Krimit në Komisariatin të Policisë së Vlorës në vijimësi të planit operacional "Antikanabis" në dy fshatra të ndryshme kanë asgjësuar 555 rrënjë bimë narkotike të llojit "Cannabis Sattiva".
Në fshatin Treblovë të Komunës Armen, në vendin e quajtur "Përroi i Lamajve" janë gjetur të kultivuara në 3 parcela të ndryshme 250 rrënjë bimë narkotike me gjatësi 80-100 cm.
Në fshatin Mazhar të Komunës Kotë, në vendin e quajtur "Hija e madhe", "Gropa e Xhake" dhe "Driza e Vreshtës" janë konstatuar 7 parcela të ndryshme 350 rrënjë bimë narkotike me lartësi nga 1 m - 1.8 m.
U bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjesimi me djegie i lëndës narkotike dhe po punohet për identifikimin e kultivuesve të lëndës narkotike.
/Shqiptarja.com