Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve ende i paqartë

Operacioni i SPAK për goditjen e një organizate të gjerë kriminale me 21 persona në listë, përfshi gjyqtarë, policë dhe gazetarë, ka qenë objekt analize edhe në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, të gazetarit Nertil Agalliu.

I ftuar në studio ka qenë gazetari Ferdinand Dervishi, i cili theksloi se grupi i Elbasanit i goditur mund të cilësohet si një “mafia lokale” me ndikim të gjerë jo vetëm në institucionet vendore dhe të drejtësisë, por edhe në pushtetin lokal dhe politik.

“Kjo është një organizatë kriminale me qendër Elbasan, e zgjeruar në zonat rrotull. Ka karakteristikat e një mafie lokale, krim i organizuar. Kanë porositur edhe rrahje të gazetarëve, si atë në Tiranë, të gazetarit Gjergj Zefi. Kemi gjunjëzim të drejtësisë, gjykatës, ka dhe të prokurorisë, por edhe policisë, që ishte në shëqrbim të grupit kriminal. Kemi një mafia që nuk bllokon vetëm këto segmente shtetërore, por edhe lidhje me pushtetin lokal dhe politik. Po ta shohësh mirë, vëren që krau i Suel Celës shërben edhe kryetar bashkie në Elbasan. Pra mafia bllokon politikën, gjyqësorin, policinë dhe mediat. Nëse i bllokon këto ka fushë të lirë për të vepruar, pra flasim për mafia lokale”, tha Dervishi.

Gjithashtu ai foli edhe për sjelljen e grupeve rivale, që përpiqen të minojnë kundërshtarin me ndërhyrje apo pagesa për t’i prishur imazhin, apo për të treguar se janë të paprekshëm.

“Por edhe fakti se kërkohet t’i jepet opinionit publik ideja se ata janë të paprekshëm. Pra të gjitha këto rrethana nuk e di se si provohet. Psh., për incidentin te tregu i Suel Çelës, janë përdorur lekë nga rivalët e tij që të dilte në media, me mijëra euro, për ta bërë publike në media. Ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët, duke i paraqitur ata si të paprekshëm”, u shpreh gazetari në lidhje me detajet e operacionit dhe hetimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!

 

Ferdinand Dervishi, sot në Report TV

Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi sot edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë në një atentat me snajper biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH në vitin 1996.

I ftuar në “Sot, Live në Shqipëri”, në Report TV, ai e cilësoi si ‘një ngjarje tepër të rëndë’, për faktin se vjen nga dora e një efektivi policie, i cili është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve.

“Vrasja e Recit ishte një ngjarje e rëndë. Shoqëria ka besim te Policia, kur sheh policinë qytetari mendon se është i mbrojtur. Kurse këtu kemi të kundërtën, një polic që ka kryer vrasje, kjo është e rëndë, shumë e rëndë si ngjarje”, u shpreh Dervishi.

Më tej ai shpjegon se teksa efektivi trajnohet që t’i zgjidhë konfliktet në mënyrë ligjore dhe të drejtojë qytetarët në zgjidhje mosmarrëveshjesh, del se vetë polici i zgjidh ndryshe nga ajo çfarë është trajnuar.

“Kemi një polic që është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve sipas ligjit dhe që e ka zgjidhur ndryshe”, tha gazetari.

A.Q/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë