Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar për operacionin e SPAK me 50 urdhër arreste, përmes së cilit u goditën 7 grupe kriminale.
Sula shkruan se vetëm 14 urdhër arreste u ekzekutuan në Shqipëri e ndërsa 6 tjerë jashtë, duke shtuar se bandat kriminale drejtojnë drejtëorët e policisë. Madje Sula shkon edhe më tej, duke thënë se bandat kanë arritur deri aty sa detyrojnë anëtarë të kabinetit qeverisës të çohen në mes të natës për hallet e tyre.
Ligjënësi opozitar hedh edhe akuza se operacioni është dekonspiruar.
“Vetëm 14 të arrestuar nga 50 urdhër arresti. Prokuroria e Posaçme lajmëroi sot përfundimin e një operacioni që zgjati 20 orë ndaj personave ne rekorde të rënda kriminale. SPAK njofton se në territorin shqiptar janë ekzekutuar vetëm 14 urdhër arreste nga 50 urdhër arresti të lëshuar në total. 6 të tjerë jane ekzekutuar në disa vende të BE.
Bie në sy se në vendet ekzekutimet janë 100% ndërsa në Shqipëri vetëm 14 nga 50. Kjo besoj që do një analizë. A është kjo arsyeja përse kreu SPAK tha disa kohë më pare se nuk bashkëpunojmë dot me Policinë?!
Mesa duket Shqipërisë i duhet një polici për të arrestuar policinë e korruptuar qe bashkëpunon me krimin e organizuar dhe dekonspiron operacionet. E thash edhe dy javë më parë në Parlament: bandat kanë avancuar aq shumë saqë disa drejtorë policie kontrollohen si zara të tyre.
Madje edhe më shumë: detyrojnë anëtarë të kabinetit qeverisës të çohen në mes të natës për hallet e tyre”, shkruan Sula.
Lajmi kryesor: