Dy persona janë arrestuar në Tiranë për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit ‘Kunati’ janë sekuestruar 21 kg lëndë e dyshuar Canabis sativa  dhe disa bimë të dyshuara narkotike të llojit Canabis Sativa  të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopshti të mbjellë me misër, në oborrin e Bukurije Fejza.  

Krahas lëndës narkotike janë sekuestruar edhe një armë zjarri tip pushke dhe një pistolete shenjëdhënëse me një fishek.

Në pranga ranë 39-vjeçari Ndriçim Kuka dhe 44-vjeçarja Bukurie Fejza.
 
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.

[gallery]22868[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com