TIRANE-Për gjykatën e Krimeve të Rënda arrestimi i Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramolli si pjesë e grupit kriminal që trafikonin drogë drejt Italisë nëpërmjet detit është i ligjshëm dhe ata duhet të qëndrojnë në burg.

Në operacionin e koduar “Viluni”, 4 shtetasit u prangosën 2 ditë më parë në Tiranë ndërsa më herët ky operacion ka cuar në pranga dhe 7 persona të tjerë.

Sipas hetiemve të prokurorisë që mbeten ende të hapura janë përgjimet telefonike dhe provat se pas këtij rrejti qëndron Renato Caushi.

Edhe në Itali hetimet vazhdojn për këtë grup ku rezulton se janë sekuestruar dy sasi me 1.2 canabisi të nisura nga Shqipëria me gomone.

(d.b/Shqiptarja.com)