Operacioni në tru i kushton jetën, futbollisti japonez vdes në moshën 32-vjeçare

Operacioni në tru i kushton jetën, futbollisti japonez vdes në moshën 32-vjeçare

Futbollisti Masato Kudo

Masato Kudo, ish-sulmuesi i Japonisë dhe skuadrës së Brisbane Roar, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Futbollisti kishte kryer një operacion në tru gjatë kësaj jave dhe ndodhej në kujdes intensive, por kjo nuk mjaftoi që atij ti shpëtohej jeta. Sulmuesi bëri 14 paraqitje këtë sezon përTegevajaro Miyazaki, duke shënuar edhe një gol.

“Unë, si gjithë të tjerët në Brisbane Roar, jam thellësisht i pikëlluar nga ky lajmi se ish-shoku i skuadrës, lojtari dhe miku ynë Masato Kudo ka ndërruar jetë”, u shpreh trajneri i Roar, Warrem Moon.

Roar konfirmoi se do të mbanin shirita të zinj për të nderuar Kudo në ndeshjen e së shtunës kundër Westërn Sydney Wanderers. Kudo bëri po ashtu edhe katër paraqtije më Japoninë, duke shënuar dy gola.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm