Operacioni 'Tempulli 4', arrestohet edhe i 25-i i listës, akuzohet si pjesë e grupit të trafikut të drogave të forta në Tiranë

Operacioni 'Tempulli 4', arrestohet edhe i 25-i i listës, akuzohet si pjesë e grupit të trafikut të drogave të forta në Tiranë

Moment nga operacioni i koduar 'Tempulli'

Tiranë- Operacioni i koduar “Tempulli 4” ka çuar në arrestimin e një tjetër personi të dyshuar të shpallur në kërkim për trafik droge dhe aktivitete të paligjshme.

Në total numri i të arrestuarve shkon në 25 persona dhe kontrollet janë në vijim, sikurse hetimet bashkë me Prokurorinë e Tiranës.

Policia e kryeqytetit konfirmoi se si rezultat e kontrolleve, në afërsi të zonës së “Brrylit”, u kap dhe u ndalua shtetasi Orgest Veliaj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij kishte një masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit "Tempulli 4", dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore”, tha policia.

Ndaj të riut 24-vjeçar rëndon akuza "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Policia sqaroi se “po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni”.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasada e SHBA: Inteligjenca Artificiale, sfidë e këtij viti

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasada e SHBA: Inteligjenca Artificiale, sfidë e këtij viti