'Tempulli 4'/ Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë afër shkollave e në lokalet e Tiranës! 24 të arrestuar, 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë (EMRAT+VIDEO)

Tirane- Një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë është goditur nga policia e kryeqytetit. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli sot (14 shtator 2024) në një deklaratë për median për të dhënë detajet e operacionit të koduar "Tempulli 4" për të cilën në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale. 

Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas.

Në kuadër të fazës së parë e operacionit 'Tempulli 4' janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.

"
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë" tha drejtori Vocaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli në një konferencë për median për të dhënë rezultatet e këtij operacioni. 

Report Tv dhe shqiptarja.com siguron emrat e të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni

Të arrestuarit e "Tempulli 4" janë 
 1- Vilson Tresa,
 2- Asllan Maqellara,
 3- Etgent Luzi,
 4- Kostandinos Deliu,
 5- Armand Haderllari,
 6- Blerim Biba,
 7- Ilir Tufa,
 8- Kevin Kolgegaj,
 9- Marios Saliaj,
10- Damjan Hasani,
11- Erblin Buci,
12- Ervis Duro,
13- Jurgen Xhafa,
14- Aldo Grabovari,
15- Gazmend Hoxha, - i arrestuar më 6 qershor 2024
16- Sajmir Gerbaj,    - i arrestuar më 6 qershor 2024
17- Aleksander Kili    i arrestuar më 6 qershor 2024
18- Orgest Beqo,         i arrestuar më 6 qershor 2024
19- Xhelo Ajasllari, - i arrestuar më 26 qershor 2024
20- Paolo Shyti,       - I arrestuar më 26 qershor 2024
21- Ervin Rakipi,        I arrestuar më 26 qershor 2024 
22- Erdi Kurti,             i arrestuar më 10 shtator 2024 
23- Adrian Ramushi - i arrestuar më 18 korrik 2024
Ne kerkim - 4 persona

1 kg kanabis 2000 euro
Kater prej të arrestuarve, konkretisht Gazmend Hoxha, Aleksander Kili, Sajmir Gerbaj, dhe Orges Beqo u arrestuan në 6 qershor 2024, pasi me dy çanta të zeza në bagazhin e makinës po transportonin drogë nga nga jugu i vendit për t’u shitur në kryeqytet. Dyshohet se droga prodhohet në një shtëpi bari në jug të vendit dhe 1 kg shitet në treg në shumën e 2000 eurove. Në 26 qershor u arrestuan Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi

Operacioni
Policia e Tiranës publikoi dhe pamjet e operacionit ku duken momentet kur mësyn një lokal dhe prangos një shtetas. Një tjetër arrestim është kryer në rrugën ‘Myslim Shyri”. Ndërsa një tjetri i janë vënë prangat në rrugë.

Po furnizuesit?
Të arrestuarit janë persona të cilët kanë luajtur rolin e shpërndarësit ndërsa po punohet për të zbuluar dhe arrestuar furnizuesit kryesorë

"Ne kemi hetime në vazhdim lidhur me këtë që ju pyesni dhe është e natyrshme që ne kemi identifikuar dhe jemi duke hetuar persona të tjerë që janë furnizuesit e këtyre rrjeteve, por dua tju bëj me dije se sekuestrimi në mënyrë të veçantë I 1.8 kg kokainë kanë qenë hapa të rëndësishëm që kanë cuar drejt këtyre furnizuesve hetime që do të vijojnë edhe në të ardhmen. Siç e deklarova ky hetim ende nuk ka përfunduar por vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë dhe kategorisë së personave që ju pyesni” tha drejtori i policisë Tonin Vocaj. 

1 vit hetime
Hetimet u kryen nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin me metoda speciale gjatë këtij viti dhe do të vijojnë më tej. Prokurorët që u angazhuan në hetime janë  Ritvan Suka dhe drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Arens Çela. 

Çfarë u sekuestrua?
1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
- 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
- 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD;
- aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
'Tempulli 4'/ Droga sintetike me postë nga Serbia në Tiranë, LSD me paketimin me personazhin e fëmijëve 'Dr. Seuss'

Pjesë e grupit kriminal ishte dhe Erdi Kurti, 20 vjeç, banues në Tiranë i cili u arrestua më 10 shtator pasi u kap me 250 doza të lëndës narkotike LSD

Një dozë LSD, e cila hynë listën e drogave më të rrezikshme sintetike, kushton vetëm 30 euro, por pasojat dhe efektet anësore në organizëm i ka të rënda.

Gazetari i "Shqiptarja.com" dhe REPORT TV, Sokol Dema, raporton se edhe këtë here lënda narkotike erdhi me postë në territorin e vendit tonë dhe dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë që po hetohen. Vendi i origjinës ishte nga Serbia.

Droga kishte një paketim special, me ambalazh nga librat me kartona "Dr. Seuss", të shkrimtarit të njohur amerikan për librat për fëmijë, Theodor Seuss Geisel. Pakot ishin të lidhura, katrore dhe copëzoheshin në doza. 

Arrestimi I tij u krye në afërsi të ish-Stacionit të Trenit.

Ora 12:56
'Tempulli 4'/ 4 prej të arrestuarve u kapën në qershor, po transportonin 19 kg kanabis në Tiranë! Dyshime për ‘shtëpi bari’ në jug të vendit

1726310224_saimirgerbajorgestbeqogazmendhoxhaaleksanderkili.jpg
 

Në foto: Të arrestuarit me 6 qershor 2024

Kater prej personave të cilët ishin pjesë e grupit kriminal që shpërndanin drogë në lokalet dhe shkollat e Tiranës ndodhen në pranga prej 6 qershorit 2024.

Konkretisht Gazmend Hoxha, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Gazment Hoxha u arrestuan në qershor 2024, pasi u kapën me dy çanta të zeza në bagazhin e makinës teksa po transportonin drogë nga nga jugu i vendit për t’u shitur në kryeqytet. 

Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në ‘shtëpi bari’, thanë burime për gazetarin e Shqiptarja.com Sokol Dema atëherë. Pas zbulimit të drogës, hetuesit kanë dyshime se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit por nuk është zbuluar ende vendndodhja e banesës.

Grupi kriminal, në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro. 

Ora 12:20
VIDEOLAJM/ Pamjet e operacionit 'Tempulli 4', Arrestimet në mes të rrugës tek 'Myslym Shyri' e në lokal

Policia publikon pamjet e operacionit të arrestuar të koduar ‘Tempulli4’. Në total janë 28 persona pjesëtarë të një grupi kriminal, nga të cilët 24 janë të arrestuar më përpara ndërsa 4 janë ende në kërkim. Nga këta 9 persona kanë qenë të arrestuar më përpara, ndërsa në pamje janë momentet e operacionit të arrestimit të 15 të tjerëve të akuzuar si pjesë e këtij grupi.

Në pamje duket momenti kur policia mësyn një lokal dhe prangos një shtetas, një tjetër arrestim është kryer në rrugën ‘Myslim Shyri”. Një tjetri i janë vënë prangat në rrugë.
 

Njoftimi i policise

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuarmaterialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.
 
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal "Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.
 
Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.
 
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
- 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
- 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
- aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
 
Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen. 

Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë,  falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itali, babagjyshët me gondola, garojnë në kanalin e madh në Venecia

Itali, babagjyshët me gondola, garojnë në kanalin e madh në Venecia