Rikthimi i Listës Serbe në institucionet e vendit vazhdon të mbetet i paqartë dhe problematik për fazën nëpër të cilën pritet të hyjë Kosova.
Ndonëse qeveria nuk e sheh problematike këtë forcë politike, opozita dhe shoqëria civile vlerësojnë se vetëm themelimi i saj, që nga fillimi ka qenë problematik dhe me elemente destabilizuese.
Ministrja pa portofol e Dialogut Teknik me Serbinë, Edita Tahiri, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se Lista Serbe nuk paraqet problem për shtetin e Kosovës.
Sipas saj, kushtëzimet që kjo Listë mund të bëjë dhe lojërat që Serbia pretendon të bëjë për rikthimin e kësaj Liste nuk do të kenë asnjë efekt tek institucionet e Kosovës, pasi Kosova është ndër shtetet e rralla që respekton në këtë masë të drejtat e minoriteteve.
"Ne si qeveri ftojmë serbët e Kosovës t'i shfrytëzojnë këto të drejta, sepse nëse i krahasojmë me minoritetet në rajon serbët e Kosovës, edhe pse janë pak me përqindje kanë shumë më shumë të drejta se secili minoritet në shtetet e rajonit", tha Tahiri.
Ndërsa, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se prania e kësaj Liste nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, por të shtetit të Serbisë në Kosovë, gjë që edhe është deklaruar disa herë nga vetë përfaqësuesit e kësaj liste.
Sipas Pantinës, rikthimi i kësaj liste në institucionet e Kosovës me kushte të tjera do të duhej të ishte i papranueshëm nga ana e institucioneve tona.
"Prania e Listës Serbe në qeveri prej fillimit ka qenë ose do të duhej të ishte e papranueshme me kushtet që ata kanë vendosur dhe sidomos pas deklarimit publik që ata kanë bërë se, nuk e njohin pavarësinë dhe shtetin e Kosovës dhe ende vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si pjesë e Serbisë. Kështu që prania e tyre është destruktive për institucionet, por edhe cënon sovranitetin tonë. Tani edhe nëse kthimi i tyre lidhet me kushte të tjera të cilat me siguri që do të jenë në dëm të shtetit të Kosovës, do të duhej të ishte edhe më e papranueshme", ka thënë Pantina.
Pantina theksoi se përfaqësimi i serbëve në institucionet e Kosovës është i rregulluar tashmë me Kushtetutë, dhe ata si qytetarë të Kosovës duhet të përfaqësohen. Por sipas saj, ata nuk duhet të përfaqësohen nga një formacion politik, i cili deklaron haptazi që përfaqëson interesin e shtetit të Serbisë, por jo interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Në anën tjetër, Fisnik Korencia nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë për KosovaPress se, paraqitja e Listës Serbe si konfliktuale, po bëhet qëllimshëm nga ana e Beogradit, i cili po synon të përfitoj sa më shumë në rrugën drejt integrimeve evropiane. Sipas tij, tashmë është bërë e qartë se kjo listë nuk do të rikthehet në institucione pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
"Serbia pretendon të bëjë amendamente kushtetuese për asociacionin dhe në këtë mënyrë serbët, në fakt lista serbe të shndërrohet në një instrument vetoje për çdo gjë të rëndësishme që ndodh në politikën kosovare", ka thënë Korenica.
Kurse, kryetari i Listës Serbe, Aleksander Jabllanovic, ka thënë për KosovaPress nëpërmjet telefonit se, deri më tani subjekti i tij nuk ka zhvilluar asnjë bisedë apo takim me zyrtarë të institucioneve kosovare për rikthimin e mundshëm në qeveri dhe kuvend. Sipas tij, rikthimin i tyre në javën e ardhshme është vetëm spekulim nga ana e mediave.
Ai po ashtu ka thënë se subjekti i tij ende nuk ka diskutuar dhe as nuk ka marrë ndonjë vendim për rikthimin e tyre në institucione./atsh/
/Shqiptarja.com