Opozita dhe ministri Gonxhe replika për varrin e Kadaresë! Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishte në Tufine sot, si në Kandahar

Tirane- Seanca dëgjimore për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore u shoqërua me replika mes Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe opozitës. Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj shtroi pyetjen se kur shteti do t’i gjejë vendin e merituar për tu prehur Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe që u nda nga jeta në korrik.

“Nëse do të pyeteshin të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm e te zakonshëm, madje nëse shkojmë në mistike, nëse bëhej një referendum i të gjallëve dhe të vdekurve, të gjithë do binin dakort që Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufine sot! Mjafton vetëm rruga për ato varreza si në Kandahar për të na turpëruar kur një kamera e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht për Ismail Kadarene, po e po për atë, por edhe për gjithë ata shqiptarë që prehen atje”, tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj solli në vëmendje edhe 100 -vjetorin e At Zef Pllumit për të cilin tha se ky duhet të ishte viti i tij.

“Në Ministrinë tuaj nuk pati asgjë as një status hipokrit e mediokër siç ndodh rëndom! Ky duhej të ishte viti i At Zef Pllumit, por ju e keni të vështirë të pranonin në ndergjegjen tuaj përmasën e jashtëzakonshme të autorit të “Rrno vetem për me tregue” të atij shqiptari që me memoriet e tij i dëshmoi qytetërimit tonë se çfarë është njeriu në tirani, kush qëndroi e kush u thye! E keni të gjithë ju të vështirë ta pranoni përmasën e fratit të kujtimeve sepse ai dëshmoi përgithmonë krimet për të cilat askush nuk kërkon falje, askush nuk bën ndarjen etike! u shpreh Gjekmarkaj.

“Për sa i përket At Zef Pëllumbit, ne kemi pasur një publikim të rëndësishëm të ndarë me shumë ndjekës dhe kemi pasur një event për Biblotekën Kombëtare për atë që ne mendojmë. Besoj se kemi qenë korrekt. Nuk dua të bëj shumë politikë, por në radhë të parë këto figura të mëdha dhe kjo trashëgimi e madhe e fjalës dhe mendimit të tyre duhet të shprehet në vepra dhe jetën tonë sot se sa në dukje dhe dekor. Besoj sa i takon çfarë përfaqëson një pjesë e mirë e asaj që ne bëjmë, themi, veprojmë. Pra aksioni jonë është demokratik dhe në lartësinë e ëndrrave dhe mendimit të At Zef Pëllumbit. Duhet të jemi demokrat në aktivitetin tonë dhe të jemi sa më pranë këtyre idealeve dhe sa më mëshirues të këtyre idealeve në jetën tonë. Besoj që ne jemi dhe besoj që justifikojmë atë që për Ata Zef Pllumbin dhe shumë të tjerë ka qenë e shenjtë që është liria, demokracia, lira e mendimit dhe një shoqëri sa më e drejtë dhe demokratike” tha Gonxhja

Në vijim të seancës dëgjimore, Ministiri Gonxhja bëri me dije se po punohet për një bibliotekë të re kombëtare pranë Gardës në Tiranë që i shtohet edhe asaj ekzistuese.

“Një situatë e rëndësishme për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë që është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe që kemi një situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet dhe për të gjithë inventarin, thesarin që kemi në bodrumet e këtij institucioni ku ne po punojmë për të pasur një qasje tepër kreative në kuptimin ekonomik të fjalës, një nismë të re që kemi bashkë me Bashkinë e Tiranës dhe me shoqërinë që posedon një pjesë të këtij aseti, ne të kemi një marrëveshje të re që do të na bënte që të dilnim me më shumë metra me një zgjidhje për sa i përket krizës që ka kaluar biblioteka shqiptare në vite. Biblioteka e vjetër kombëtare do të jetë atje për një theks ceremonial, muzeal, duke qenë në qendër të qytetit, pranë sheshit Skënderbej”, tha Gonxhja.

Gonxhja tha se për periudhën janar-gusht 2024, sitet kulturore kanë mikpritur mbi 875 mijë vizitorë, mbi 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë që projektet për restaurimin e shumë siteve kulturore në vend janë duke u projektuar e  të tjera janë gati.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 18/09/2024 08:04

    Po pse ore pis Burre.. ste vjen turp! Po aty jane te gjithe njesoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën