Bardhi mbledh firmat, kërkon Komision Hetimor për Investimet Strategjike! I bashkohet dhe Leskaj i 'Rithemelimit'
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi
TIRANË- Pasi iu refuzua kërkesa për Komision të Posaçëm për Investimet Strategjike, me firmën e 35 deputetëve, Partia Demokratike dhe aleatët kërkojnë komision hetimor.
Në kërkesën e depozituar në Kuvend, të firmosur nga deputetët e PD, aleatët Agron Duka e Fatmir Mediu, por edhe deputeti i Rithemelimit Bujar Leskaj, thuhet se objekt i Komisionit Hetimor do të jetë shqyrtimi i të gjitha praktikave të ndjekura nga komiteti i investimeve strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik si dhe rishikimin e ligjit për investimet strategjike, të miratuar në 28 maj të 2015, i cili sipas PD është përdorur si një mekanizëm për tu dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta familjare me qeverinë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.
Sipas kërkesës së deputetëve demokratë, komisioni do të përbëhet nga 15 anëtarë, mes të cilëve kryetari dhe 6 anëtarë do të jenë të opozitës dhe 8 anëtarë të PS, veprimtaria e të cilit do të jetë 4 muaj.
Teksa njoftoi kërkesën e PD, Gazment Bardhi tha se komisioni do t'u tregojë shqiptarëve se pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe te një grusht oligarkësh pranë tij.
“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij", shkruajti Bardhi.
Lidhur me këtë pati edhe një reagim nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se një gjë e tillë do të largonte të gjithë investitorët nga vendi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1511
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën
25 Prill, 15:09
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
44 deputetë të opozitës ridërgojnë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, u bashkohen PL dhe dy ‘tradhtare’ të Bashës (EMRAT)
24 Prill, 12:46
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill, 20:55
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”
19 Prill, 10:34