TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga 30 qershori, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një qarkore, ku i ka udhëzuar të gjithë drejtorët që të bëjnë gati shkollat për qendra votimi. Në dokumentin që mban firmën e ministres Besa Shahini, u kërkohet drejtorëve të shkollave që të heqin të gjitha materialet shkollore dhe të vënë godinat e tyre në dispozicion për zhvillimin e procesit të votimit në 30 qershor. 

Në pikën gjashtë të këtij dokumenti, theksohet se ky urdhër është i detyrueshëm për të gjithë, në të kundërtën do të merren masa administrative, deri në shkarkim nga detyra.

Në një kohë kur mazhoranca përgatitet për zgjedhje, opozita ka përgatitur një skenar për të bllokuar votimin. Kjo e fundit i ka qëndruar besnike dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit, ndonëse Kolegji Zgjedhor e shpalli "nul" vendimin e kreut të qeverisë.

"1. Të sigurojnë pajisje materiale që nuk do të përdoren për datën e zgjedhjeve me qëllim mosdëmtimin e tyre
2.Të përgatisin klasat si qendra votimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore, të KQZ me qëllim të garantimit zhvillimit të një procesi normal të votimit.
3. Drejtoritë e Institucioneve Arsimore sigurojnë hapjen e të gjitha ambienteve dhe vënien në dispozicion të Policisë, KQZ-së, KZAZ-ve të insitucuineve arsimore të caktuara si qendra votimit"
, janë disa nga pikat kryesore të qarkores së Ministrisë së Arsimit për zgjedhjet lokale. 


Qarkorja e Ministrisë së Arsimit