SKENARI/ PD pesë ditë protesta në gjithë Shqipërinë: Do asgjësojmë materialet zgjedhore

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u duk i tërhequr nga dhuna teksa një ditë më parë, në një konferencë për mediat deklaroi për herë të parë se qytetarët duhet të bojkotojnë procesin zgjedhor më 30 qershor dhe jo ta bllokojnë. Edhe gjatë takimit me përfaqësues të SHBA dhe BE, Basha dha garanci që nuk do të ketë dhunë. Por kjo në fakt, duket të jetë vetëm një kamuflim i një skenari më të gjerë për të bllokuar procesin zgjedhor më 30 qershor. Demokratët do të ngrihen në protesta tre ditë para zgjedhjeve, më 27 qershor, dhe do t'i vijojnë ato çdo ditë, deri më 2 korrik, pesë ditë pa ndërprerje në gjithë Shqipërinë.

Plani për të ndalur zhvillimin e procesit zgjedhor më 30 qershor, do përpiqet të zbatohet jo vetëm në bashkitë që drejtohen nga PD-ja por edhe në ato qytete me kryebashkiakë të Partisë Socialiste. Në këto bashki, siç është Dibra, vetë kryetarët e degëve të PD-së, do të marrin përsipër organizimin e protestave ''në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo shesh'', siç thuhet në një shkresë të datës 26 qershor që Partia Demokratike në Dibër i dërgon policisë për të marrë masa për tubimet e pandërprera duke filluar nga nesër 27 qershor deri më 2 korrik.

Atë që kryedemokrati Lulzim Basha e mohoi në sy të komunitetit ndërkombëtar, si planin për të prishur zgjedhjet me protesta të pandërprera deri më 2 korrik të botuar edhe nga Shqiptarja.com, e fakton kryedemokrati i Dibrës, Naim Gazidede, vëllai i Bashkim Gazidedes, ish-kreut të SHIK në 1997.

"PD dega Dibër së bashku me "Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë" ju bën me dije se nga data 27 qershor deri më 2 korrik organizon protesta në të gjithë rrethin e Dibrës, për mbrojtjen e dekretit të Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit", thuhet në shkresën me firmë të Gazidedes drejtuar Policisë Dibër.

Por planin më të detajuar opozita e ka menduar për bashkitë që drejton, duke filluar nga Shkodra. Që nga data  21 qershor të gjitha bashkitë që drejtohen nga kryetarë të zgjedhur nga Partia Demokratike, kanë firmosur një deklaratë unike të përgatitur nga PD. Në dokument lexohet qe të gjithë kryebashkiakët do të shfrytëzojnë punonjësit e qeverisjes vendore, përfshirë edhe policinë bashkiake, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit të dielën në 07:00, të cilat janë të vendosura në ambiente që administrohen nga këto bashki. Do të bllokohen gjithashtu KZAZ, dhe Qendrat e Grupeve të Numërimit, deri në asgjësim të materialeve zgjedhore.

Këto bashki kanë në plan që nga data 29 qershor, e cila është heshtje zgjedhore, deri më 30 qershor, pra ditën e zgjedhjeve, në ambientet ku qytetarët do të shkojnë për të votuar, të bëjnë aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e letrare, siç kryebashkiakët shprehen, duke lajmëruar se në këto ambiente do të mbahen tubime, protesta kundër këtij procesi zgjedhor që për ta është farsë. 

Nëe dokument tekstualisht shkruhet që "Në Qendrat e Votimit nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore.

Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju (KQZ) keni për të mos çuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me materiale që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjësimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës. Gjithashtu, në këto ambiente nuk do të lejohet të futet paraprakisht asnjë person pa autorizim të pronarit apo organit administrues të ambientit, që është njësia e qeverisjes vendore.

Për këtë shkak, ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën",  thuhet në shkresën që të gjithë kryebashkiakët e PD-së i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni komisariateve të policive përktëse dhe në vëmendje, misionit të OSBE/ODIHR.

Partia Demokratike u bë besnike e dekretit që presidenti Ilir Meta nxori më 10 qershor, ku krejt papritur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. PD, siç e shpreh në letrën me tekst të njëjtë firmosur nga të gjithë kryebashkiakët, shpreson për një datë të re zgjedhjesh vendore, e cila është më larg se 30 qershori.

"Duke ju uruar suksese në punën tuaj (KQZ) për organizimin e zgjedhjeve në datën e re që do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencën e tij kushtetuese të sanksionuar në nenin 92/gj të Kushtetutës, gjejmë rastin t’ju garantojmë, që sapo kjo të ndodhë, do të gjeni të gjithë bashkëpunimin tonë institucional për përmbushjen e përbashkët të përgjegjësive sipas ligjit", shprehen kryebashkiakët e PD-së në letrën drejtuar KQZ.

Sipas tyre, dekreti i Presidentit Ilir Meta është i vetmi akt që ka fuqi ligjore, përsakohë nuk ka dalë asnjë akt tjetër siç ata thonë, që e ka shfuqizuar dekretin, tashmë të botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Për Partinë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zbatuar urdhra politik të Partisë Socialiste, siç për të është rezoluta që mori 100 vota në Kuvend ku u argumentua shkelja kushtetuese e dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në gjithë këtë betejë për të ndaluar zgjedhjet e 30 qershorit që opozita joparlamentare i ka bojkotuar, nuk kuptohet nëse Partia Demokratike do të jetë pa aleaten e tij, LSI-në, me të cilën mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit dhe për të bojkotuar garën elektorale për kryebashkiakët e rinj në 61 bashkitë e vendit. Ishte nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, e cila një ditë më parë, në studion "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se do të përdoren vetëm mënyra demokratike për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj zgjedhjeve ku në garë janë shumica kandidatë të Partisë Socialiste, në disa bashki përballë Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, e në disa të tjera, kandidatë të pavarur. I vetmi nga kryebashkiakët e LSI-së që zyrtarisht ka firmosur tekstin e njëjtë si me krerët e bashkive të drejtuara nga PD, është vetëm kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu. Edhe sulmet e KZAZ-ve që nisën pas botimit në Fletoren Zyrtare të dekretit të Presidentit Meta, ndodhën kryesisht në bashki të drejtuara nga PD, ku kulmuan me incidente në Burrel, Shkodër, Kukës, Mat e Kavajë.Ne qytetet e drejturara nga LSI incidente pati por me te vogla.

Kujtojmë se më 21 qershor, pak para protestës së fundit të organizuar nga PD-LSI kundër qeverisë, SHBA u ka bërë një paralajmërim të fortë dy liderëve të këtyre partive, në rast se ato vazhdojnë me strategjinë e përdorimit të dhunës për pengimin e zgjedhjeve. “Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka qenë mesazhi që ka dhënë Daniel Koski zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, gjatë takimeve që ka pasur me Lulzim Bashën e kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, edhe pse kjo e fundit e ka mohuar diçka të tillë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jaroslav Holub: 26/06/2019 19:55

    Do ju haje mu..nkushdo qe guxon .

    Përgjigju
  • gjermani, usa,canada,itali,zvicer,belgjike .....: 26/06/2019 19:52

    do vime edhe ne nga diaspora dhe do ndihmojme qe zgjedhjet te ecin mbare. Ptu rrace hajdutesh dhe kriminelesh . doni ta beni si ne 97 , ska me. Populli shqiptar s eshte me dele dju jape dhe qindarken e fundit . Phyy kafshet e pd

    Përgjigju
  • Petrefi: 26/06/2019 18:58

    Keshtu i paska frymezuar Karpushini qe me siguri pret ndonje gje.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 26/06/2019 18:24

    CFARE KERKON TE BEJE PD-JA? TE PERSERISE 97-en? DUHET TE SILLEN ME QYTETARI DHE SI NJEREZ CIVIL DHE JO TE TREGOHEN SHPELLARE SIC JANE TREGUAR DERI TANI.

    Përgjigju
  • POPULLI: 26/06/2019 17:54

    Pa provojeni sa u vlen lekura me Burg e keni vendin te gjithe ju kokepalar te gjithe ju fundrinat te gjithe ju jashtqitja e shqiptareve

    Përgjigju
  • YYY: 26/06/2019 16:07

    PD ka mare fund. Kjo cete banditesh e hajdutesh me ne fund u shporr.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 12:57

    Lulzima Basha. Edi Rama ka fituar kundra Berishes e jo qe jo me ju nuk ju llogarit fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025