Gjithnjë e më shumë po bindem që Lulzim Basha jo vetëm që nuk di, jo vetëm që nuk kupton, por, për fat të keq, ai ka humbur të gjitha shqisat e një politikani dhe është bërë një altoparlant i pështirë që të neverit dhe të bën të mbyllësh veshët kur flet ose të mbulosh sytë kur të duhet të lexosh atë që ai shkruan.
Opozita, siç është zakoni në një demokraci, një ditë do të vijë në pushtet, por Lulëzim Basha kurrë. Këtë e them me bindje dhe me keqardhje të thellë. Do përpiqem ta argumentoj mendimin tim, më shumë për ata që nuk e kanë kuptuar ende se të jesh lider i një force të madhe politike nuk është gjë e lehtë.
Në demokraci ndeshjet politike, megjithëse zhvillohen me metaforat e luftës, përsëri nisin dhe mbarojnë në ligjërim, në gjuhë. Veprimi politik përkthehet në lëvizje, pra, në ndryshim, kur zhvillohen zgjedhjet dhe pastaj në parlament. Në fushatat zgjedhore partitë politike dhe liderët e tyre paraqesin programme, bëjnë debate, akuzojnë kundërshtarët politikë, por, e gjitha kjo, deri në ditën e zgjedhjev, është një spektakël, sepse nuk ndryshon asgjë, pra nuk prodhon asnjë veprim. Parlamenti është po ai, administrata po ajo, ligjet po ato. Sapo spektakli i zgjedhjeve merr fund, fjalën e merr votuesi ose populli dhe ai, me anë të fletës së votimit, prodhon veprim. Pasi shpallen rezultatet e zgjedhjeve, qeveria nuk është më ajo e para, parlamenti nuk është ai i mëparshmi .
Kur nis veprimtarinë qeveria e re dhe parlamenti i ri, projektligjet dhe ligjet që miratohen nga qeveria dhe nga parlamenti janë të vetemt tekste të shkruara që prodhojnë veprim, pra, që ndryshojnë jetën e njerëzve. Ndërsa, në institucione të tjera si prokuroria, gjykata, policia, ushtria, gjendja civile etj., kthimi i fjalës në veprim është i menjëhershëm. Shembulli klasik që përmndte babai i pragmatikës gjuhësore, Austin, është ai i çiftit që shkon të vërë kurorë në bashki ose në kishë. Statusi i tyre ndryshon sapo çifti i përgjigjt po, pyetjes se a e do për burrë apo për grua filanen apo filanin. Pra, vetëm kjo fjalë mjafton që ai që deri dje ishte beqar apo beqare të kthehet në i martuar apo e martuar.
Ndërkaq, pasi mbarojnë zgjedhjet nis përsëri festivali i ligjërimit publik me aktorë kryesorë politikanët, qeveritarët, opinionistët, komentatorët e blogjeve e kështu pafund. Të gjithë shajnë, lavdërojnë, mallkojnë dhe ndërtojnë botën e tyre virtuale sipas qëllimit që kanë. Opozita në të gjitha vendet demokratike normale, vepron si një qeveri hije dhe në çdo rast kritikon qeverinë dhe tregon alternativat që ajo ka dhe e përgatit opinionin që në zgjedhjet e ardhshme të votojë atë dhe jo qeverinë.
Tani të kthehemi te opozita jonë. Lulëzim Basha nga mëngjesi deri në darkë, çdo veprim të qeverisë e denoncon dhe e shpall a priori si veprimtari kriminale. Pa asnjë ekspertizë, pa asnjë provë, ai merr rolin e prokurorit komunist dhe shpall se do ta çojë në ferr Edi Ramën dhe ata që e mbështesin atë. Shikoni se çfarë ka thënë sot:
“Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit me anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike.
Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori” (marrë nga gazeta TemA)
Le ta shohim më nga afër dhe të numurojmë frazat offensive, epitetet fyese që i përkasin një retorike vulgare dhe komuniste: qeverisja kriminale, vazhdon grabitjen, koncesionet kriminale, Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë. Dje u miratua në landfillën e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë.
Është fjala për një koncesion që mund të ketë një mijë e një të zeza dhe që vendimi për të është miratuar nga Parlamenti. Kj është ngjarja që ka ndodhur. Tani del Lulëzim Basha dhe pa u menduar dy herë akuzon me një fjaloir të rëndë si ishte nuk e di se ku, sepse nuk ka vend tjetër në botë që një lider i opozitës të flasë si një njeri pa asnjë gram kulture dhe të akuzojë me një stil të ngjashëm me gjuhën që përdornin komunistët në propoganmdën e tyre. Por të thuash që Parlamenti është landfill, pra, vend grumbullim plehrash kjo është shkarje në psikikë dhe Lulëzim Basha është mirë o të vizitohet ose të këndohet në ndonjë hoxhë në Kavajë.
Po të ishte vetëm kjo deklaratë edhe mund të kapërcehej, por ky njeri e ka kthyer në sport akuzën hiperbolike dhe gjuhën e drunjtë me epitete e metafora që vijnë jo nga një ligjërim demokratik.
Ndërsa ajo që është me rëndësishme dhe që ky njeri nuk e kupton është një anë tjetër e ligjërimit politik dhe atij publik në përgjithësi. Lulëzim Basha është një nga autorët e ligjërimit politik dhe nuk është mbi palët. Ai duhet ta dijë se sa herë që marrim fjalën në publik ne i drejtohemi një bashkëbiseduesi dhe llogarisim edhe publikun që na dëgjon.
Në këtë rast, Lulëzim Basha ka për bashkëbisedues militantët e tij të cilët i eksiton me fraza luftarake dhe i përgatit që si kundërshtarë nuk kemi vëllezërit tanë të ndryshëm, por kriminelë që duhet t’i asgjësojmë dhe nga ana tjetër publiku që e dëgjon dhe që nuk ka lidhje me marrëzitë e Lulëzim Bashës. Ky publik ndjehet keq dhe fillon e kupton se me këtë njeri, me këtë gjuhë që përdor ky politikan, opozita jo vetëm që nuk vjen në pushtet, por do rrudhet dhe më.
Dhe e fundit. Nuk ka asnjë qeveri në botë e dalë nga zgjedhjet që të pëlqehet. Që ditën e dytë ajo është në shënjestër të të gjithëve. Mirëpo, opozita nuk mund të marrë rolin e Perëndisë dhe të njeriut të kulluar që shëron plagët e kapitalizmit apo të demokracisë. Ajo duhet ta dijë se edhe nëse vjen nesër në pushtet, që ditën e dytë do të jetë nën trysninë e kritikave.
Ndaj Lulzim Basha që përdor fjalorin më denigrues e fyes në hapësirën demokratike europiane, duhet ta dijë se ka mbi vete të paktën dy akuza një për shpërdorimin e mbi 200 million eurove në Rrugën e Kombit dhe një si përgjegjës për vrasjen e katër protstuesve në Bulevard. Ndërsa aktualisht ai është i pandehur nga Prokuroria shqiptare për financimin e paligjshëm të PD-së për lobim në SHBA. A ka të drejtë ky njeri të na tregojë se kush është hajduti dhe se çfarë është Kuvendi i Shqipërisë ? Ndaj e them me bindje se pushteti në Shqipëri do të vijë dita që edhe do ndërrohet, por Lulëzim Basha nuk do të jetë kurrë kryeministër në këtë vend.
Por lulushi eshte filo komunist demokrat bashke me Meten Berishen Dhe mos harrojme Si Eurodemokrat nga Zerqani sot flet si nje i huaj qe na ben te marrim perkthyes ,dhe na thone Nuk marrim vesht cfare thote Monika flet me qarte se hedh filxhanin dhe la namin Po plaku Berisha Skermiret se do i vrase te gjithe me SPAK ,dhe me hu e dajak Po Meta ai eshte bere i flijuar si Alente ,por ku eshte Floriri se vete sdo e jepte Te dashur demokrate -KOMUNISTE ,Hiqni mendjen nga Populli i gjore qe ju votoi si engjej te Zinj JU DO TE SHKONI DHE FLIJOHENI ME ZI SE AI POPULL U PERDOR NE DUART E XHELATEVE TE KOMUNIZMIT ,DHE JUVE KELYSHIRIT E TYRE
PërgjigjuTE LUMT I.YZEIRI PER ANALIZEM E SAKTE.NE ANDEJ NGA MALLAKASTRA THEMI..",KUR TE HIPI MAGJARI NE MAJ TE FIKUT..DO TE BEGET "X" KRYEMINISTER.." -ESHTE FATKEQSI KOMBETARE QE NE KRYE TE PD PER 30 VJET ESHTE SALIU E JO LULI PASI KY VETEM FIRMOS BORDEROT PER MILITANTET E TIPIT TALEVAN QE DH3GIN VENDIN. -LULI NUK BEHET KURRE K.MINISTER PER ATO QQE KA BERE.KTE E DI EDHR VET AI.POR AI ESHTE I DETYRUARE TE RRIJ ATY SI HU GARDHI ME URDHER TE SAKIUT,PASI SHUME KTIME I KAN BERE BASHKE DHE QE TE DY OSE DO VEN NE BURG OSE DO SHKOJNE ANDEJ NGA KAN LOBUARE..! -POR FATKEQSIA QENDRON SE 2B NUK PO E KUPTOJNE SE NUK I DO MBI 95 % E POPULLIT POR EDHE SHBA+BR,KU SULMI NDAJ KTYRE TE FUNDIT ESHTE BERE TMERRSISHT E ASHPER.DHE KJO BEHET JO PA QELLIM PASI KTO PO BEJNE REFORMEN BE DREJTESI,SPSKU-N I CILI DO I ÇOI NE REÇ,TE 4 OPOZITARET E PLEVITODMSUR NE KORRUPSOON.
PërgjigjuKy toc nuk ze mend...cojeni ne psikiatri
Përgjigju