Opozita nuk lejon Celibashin të flasë! Bardhi: S’ka nevojë! Miratoni kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, Rama rri bën plazh në Dhërmi

 

Deputeti Gazment Bardhi ka vijuar këmbënguljen në seancë që të kalohet për votim kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Madje, opozita nuk lejoi që Ilirjan Celibashi të prezantojë raportin e KQZ për vitin 2022. Bardhi tha se s’kanë nevojë ta dëgjojnë, vetëm nëse flet për tendera do e dëgjojnë.

Bardhi tha se po minohen të drejtat e opozitës, ndërsa për kreun e qeverisë u shpreh se është duke bërë plazh në Dhërmi.

“S’kemi nevojë për raportimin e Celibashit, të vijë të raportojë për tenderit, për gjëra të tjera s’ka nevojë. Seanca nuk vijon nëse nuk respektoni të drejtat e opozitës. Kemi paraqit një kërkesë, rrëzoje po të them. Parlamenti nuk është zoti juaj. I shpërndani milionat sipas shkove e miqve, por të drejtat e opozitës nuk i mohoni as ju e as Rama që në këtë moment është duke bërë plazh në Dhërmi”, tha Bardhi.

Nikolla i shpjegoi se përse nuk e kalojnë në votim kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

“Nuk e hedh në votim kërkesën që s’ka substancë. Ka dy momente që bie ndesh. S’janë njoftuar deputetë me raportin, nuk është shpërndarë raporti. Vendosëm në këshillin e mandateve që do bëhet ditën e hënë. Nuk është njoftuar deputeti. E kuptoj që doni ta bëni me cen këtë proces. Ne nuk duam ta bëjmë me cen, por duam ti japim drejtësisë mundësinë që të bëjë drejtësi. Është lënë që ditën e hënë të bëhet seanca që të zbatohen të gjitha kriteret që thotë kushtetuta dhe rregullorja. Nëse s’doni ta dëgjoni, raporti është dorëzuar, vazhdojmë me diskutimet”, tha Nikolla.


Lajmi kryesor:

Tensione e debate në Kuvend për ‘arrestimin e Ahmetajt’, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK! Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj