Opozita përçahet në Durrës/ PD bojkoton Këshillin Bashkiak, LSI-ja i bashkohet PS-së

Opozita përçahet në Durrës/ PD bojkoton Këshillin Bashkiak, LSI-ja i bashkohet PS-së

Pavarësisht djegies së mandateve dhe protestave në Tiranë, opozita duket se nuk është aq e unifikuar në bazë. Në qarkun e Durrësit, Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak pasditen e sotme, ndërsa LSI-ja ka qenë e pranishme, madje ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke votuar 14 nga 17 vendimet e mbledhjes. Vendimi i anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Durrësit vjen pas atij të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka, i zgjedhur në këtë qark, që vendosi të dalë kundër partisë për mandatet duke qëndruar në parlament.

Vendimet që u miratuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës
Rendi i ditës do te jetë:

1.            Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit

2.            Per miratimin e buxhetit shtese te Bashkise Durres per vitin 2019

3.            Për miratimin e ndryshimit të destinacionit të fondit me vlerë 45.500.000 lekë miratuar me VKB-në nr.570 datë 20.12.2018 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2019, si dhe Projekt Buxhetin Afatmesëmtë Bashkisë Durrës për vitet 2019-2021, nga zëri “Ndërtim i shkollës 9-vjeçare Jusuf Puka” si bashkëfinancim 30% me FZHR në “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Jusuf Puka”

4.            Për miratimin e ndryshimit të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.233 datë 16.12.2014 “Për Përcaktimin e tarifës së biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me Autobus” 

5.            Për miratimin e përcaktimittë stacionit të vendqëndrimit të autobuzit për akademinë sportive “Goga Basket”

6.            Për miratimin e emërimit të drejtorit të Qëndrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”

7.            Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe për ato që do të  trajtohen me fonde të buxhetit vendor.

8.            Për miratimin e familjeve përfituese të programit të ndërtimit të banesave me kosto të ulët në qytetin e Durrësit, ndërtuar nga enti kombëtar i banesave.

9.            Për miratimin e familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes

10.          Për miratimin e familjeve përfituese nga banesat sociale me qira të ndodhura në lagjia nr.17 rruga “Dalip Peza” pranë UKD-së Durrës dhe lagjia nr.14 Shkozet, Durrës.

11.          Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 8’167’512 lekë për familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe dërgimin e dokumentacionit në Drejtorine e Pergjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrise së Mbrojtjes, vazhdimin e procedurave te metejshme.

12.          Për  miratimin e ndryshimit dhe korrigjimin e gabimit material në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 581 datë 25.01.2019 “Për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve  të shkollave të mesme profesionale “Beqir Çela”,“Hysen Çela” dhe  “Bernardina Qeraxhi”  që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2018-2019”

13.          Për dhënien në përdorim,  pa  kundërshpërblim, Shoqatës Dhuruesve të Gjakut Durrës, të ambjentit me sipërfaqe  të përgjithshme 25.1 m2 (sip. ndërtimi 19.9 m2 dhe sip. funksionale 5.2m2),  e ndodhur në katin përdhe të ish repartit të urt-së, me nr. pas. 2/423, zk 8513, pronë e bashkisë durrës, për një afat kohor  1 vit,  për t’u përdorur në shërbim të të sëmurëve, duke i dhuruar gjak në rast nevoje nën moton “Gjaku Im, Jeta Juaj

14.          Për miratimin në parim për bashkimin në një ndërmarrje të bashkuar, nëpërmjet bashkimit me përthithje, të ndërmarrjes Parku Eksportit, Ndermarrjes Prodhimeve Artizanale (NPA), Ndërmarrjes Tregtisë Me  Shumicë (BGT), Ndërmarrjes Riveshja E Gomës, Ndërmarrjes Uzina Mekanike Bujqësore (UMB), Ndërmarrjes Makina Impeks, ndërmarrje këto në varësi të Bashkisë Durrës.

15.          Për miratimin e dhënies me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2, të ambjentit godinë 1kt me sip. 32.4 m2 dhe të sip.124.6m2, që përfaqëson shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara),  që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo”,  dhe të terrenit sportiv, që përfaqëson fushën e tenisit me sipërfaqe 591.3 m2, me vendndodhje në amjentin e jashtëm të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, pronë e Bashkisë Durrës, për një afat 5-vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.

16.          Për miratimin për dhënien me qira të pasurisë me nr. 80/4, zk 1038, me vendndodhje në fshatin  Armath, në inventar të Njësisë Administrative Manëz, me sipërfaqe 9.09 ha, lloji i pasurisë tokë arë, në përdorim të Bashkisë Durrës, me afat kohor dhe llojin e veprimtarisë bujqësore, sipas vendimit të marrë nga komisioni i qiradhënies së tokёs bujqёsore të pandarё (KQTBP), i ngritur me urdhrin  nr.1240 prot, datë 17.01.2019, të Kryetarit të Bashkisë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.

17.          Për miratimin e ndryshimit të pikës 1 të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.117 datë 16.11.2006 “Për miratimin e dhënies me qera të ambienteve të N.P.A, kati përdhe të përshtatur në ambiente banimi, pronë shtetërore në lagjen nr.14, Shkozet Durrës”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglatero: 11/03/2019 23:04

    Pse nuk thoni qe shqyem Monik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla