Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve u mblodhën sot për të diskutuar për vettingun në politikë. Ndërsa opozitarët kërkuan me ngulm që amendamentat e paraqitura prej tyre t'i shkojnë Parlamentit, përfaqësuesit e mazhorancës rrëzuan prpozimin e tyre dhe kërkuan që për to të japë konsensusin edhe Komisioni i Venecias.
Këtë kërkesë të mazhorancës, opozitarët e quajtën hile për të penguar largimin e politikanëve që kanë lidhje me krimin. Gjatë debateve, ata madje përmendën edhe emra politikanësh që duhet të largohen nga politika, të cilësuar "listë e zezë". Në listë ata futën Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën e Jurgis Çyrbja.
Përpos nxitimit të opozitarëve për t’ja kaluar Kuvendit nismën, Gramoz Ruçi iu kujtoi atyre kalendarin e punimeve që duhet ti përmbahen.
Oerd Bylykbashi tha se vettingu për politikanët duhet të bëhet njësoj si për prokurorët, gjyqtarët dhe policët. Sipas tij, ekziston një listë me politikanë që jo vetëm duhet të verifikohen por duhet t'ju ndërpritet mandati për shkak të lidhjeve të tyre me krimin.
“Politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën hyrjes së krimit në këtë institucion. Kemi një listë të zezë politikanësh për shkak të lidhjeve të tyre familjare me kriminelë, rasti Tahiri dhe pasataj Xhafaj që janë përfaqësues të këtij parlamenti. Kemi edhe nga ata që deklarojnë miqësi familjare me kriminelë droge dhe këta trafikantë marrin tendera publikë, rasti Balla. Prandaj kërkojmë vetting për ta njësoj si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Politikanë, deputetë ministra, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh kushtetuese nuk mund të marrin trajtime speciale.Për ta duhet të përdoret i njëjti mekanizëm pastrimi si për policin e thjeshtë ashtu edhe për ministrin e Brendshëm”
Oerd Bylykbashi
Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se vettingu në politikë është një emergjencë kombëtare, por sipas tij PS-ja po tentaon ta shtyjë duke përdorur Komisionin e Venecias, i cili sipas të majtëve.
“Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët?Venezia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vetingun e gjyatrëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit"
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj
Përfaqësuesi i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se me kërkesën e tyre deputetët e opozitës kërkojnë të shkelet Kushtetuta. Sipas tij fillimisht duhet përcaktuar një kalendar seancash dëgjimore e më pas duhet pritur opinioni i Venecias.
"Sot kemi të drejtën e votës dhe fjalës, por jo për të shkelur Kushtetutën. Shqipëria ka një kuadër kushtetues lidhur me procesin e dekriminalizimit të politikës dhe reformës në drejtësi. Nuk e kuptoj këtë merakun e madh të opozitës se nuk do dërgimin në Venecia për të marrë një opinion. Ne kërkojmë që në trajtimin e kësaj nisme respektimin e nenit 77, pika A, përcaktimin e një kalendari për seanca dëgjimore, por edhe të opinionit të Venecias. Po kërkojmë të ndërhyjmë disa herë në Kushtetutë, që nuk mund të jetë statuti i PS apo PD. Nuk kemi nevojë për nxitim, nisma është në kalendar"
Deputeti i PS, Ulsi Manja
Alibeaj vazhdoi të përmendë emra deputetësh që sipas tij kanë lidhje me krimin dhe u shpreh kundër propozimit që nisma e PD0së të kalojë për opinion nga Komisioni i Venecias.
“Kemi emra konkret, do të duhet t’ja bëjmë të ditur publikut ne. S’ka nevojë për kalendar dhe për strategji për ta çuar në kalendet greke. S’ka nevojë të thërrasësh Venecian. Axhendën e duan shqiptarët. Çfarë motivi na shtyn ne për të kërkuar vetting? Është nevoja ulëritëse për këto raste. Taulant Balla nuk ju ka pyetur juve për lidhjet e tij me biznesmenë kriminelë. Kur Jurgis Cyrbja fliste në telefon me Shullazin nuk ju ka pyetur”
Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj
Gjatë mbledhjes u caktuan:
Oerd Bylykbashi- Relator PD
Vasilika Hysi- Relatore PS
Gazmend Bardhi-Ekspert PD
Gledjon Llanaj-Ekspert PS
Artur Metani-Ekspert PS
I pari ne vetingu te kaloje Sala, kriminel qe ka lare duart me gjakun tone e mijra shqipetareve.
PërgjigjuBobo pd do ta psoj si breshka qe vajti tek nallbani dihet boterish qe pd 90 perqind te partis e ka te kriminalizuar dhe te lidhur me krimin
Përgjigju