Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për bashkitë e Selenicës dhe Hasit. Në Selenicë do të jetë Pëllumb Binaj, ndërsa Has Liman Morina. Ndërkohë që ende nuk është zyrtarizuar kandidati për bashkinë e Peqinit. Dje PS-ja njoftoi kandidatët e tjerë.
Të hënën e 13 Majit është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltarë bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa vijon protestat e dhunshme.