(LISTA) Zyrtarizohen kandidatët/ Ikën Dako, PS-ja kandidon një grua për Durrësin, Rama: Jemi gati për fushatë

TIRANE-Partia Socialiste e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Report Tv mëson se Partia Socialiste ka vendosur 60 kandidatë, ndërsa për Peqinin vendimi është shtyrë pasi ka disa dilema. 23 kandidatë janë rikonfirmuar. Në Durrës nuk do të rikandidojë më Vangjush Dako pas 12 vitesh drejtim të qytetit bregdetar, pasi PS-ja ka zgjedhur që të garojë në 30 qershor me Valbona Sakon.

Sako ka përfunduar studimet e larta për Financë në vitin 1993, ndërkohë që prej 20 vitesh është pjesë e administratës fiskale të qytetit të Durrësit. Ajo mban postin e Drejtoreshës së Tatimeve prej 6 vitesh në Durrës, është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Edhe në Dibër do të kandidojë sërish një socialist që ka qenë në drejtimin e institucionit të Tatimeve, Dionis Imeraj. Emrat u vulosën në mbledhjen e sotme të Kryesisë së socialistëve pas takimit me drejtuesit politikë të cdo qarku.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se kandidatët për bashkitë dhe këshilltarët do të prezantohen nesër nga drejtuesit politikë në cdo qark, ndërsa shtoi se tashmë PS-ja është gati për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit. "Siç e dini, sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë, si dhe për të diskutuar për formësimin listave përfundimtare për Këshillat e Bashkive.

Nesër, të gjithë të deleguarit, sipas qarqeve, do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara, në prani të kandidatëve, si dhe të grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do të fillojmë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit" tha ai. I pyetur për bashkinë e Peqinit, ku ende nuk është vendosur emri i kandidatit, Rama tha se 'Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh dhe s’ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar që të gjitha" u shpreh ai.

Të hënën e 13 Majit është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltarë bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërkohë që Rama u ka kujtuar Kodin Penal.


LISTA E PLOTE E KANDIDATEVE PER CDO QARK
Qarku ELBASAN
1.            Elbasan Gledian Llatja   

2.            Belsh Arif Tafani

3.            Cërrik Andi Salla

4.            Gramsh Klodian Taçe

5.            Librazhd Kastriot Gurra

6.            Peqin Saimir Hasalla?

7.            Përrenjas Nuri Belba

Qarku FIER
1.            Fier Armando Subashi

2.            Lushnjë Fatos Tushe

3.            Divjakë Fredi Kokoneshi

4.            Patos Rajmonda Balilaj

5.            Mallakastër Qerim Ismaili

6.            Roskovec Majlinda Bufi

Qarku GJIROKASTËR
1.            Gjirokastër Flamur Golemi

2.            Tepelenë Tërmet Peçi

3.            Këlcyrë Klemend Ndoni

4.            Libohovë Luiza Mandi

5.            Memaliaj Gjolekë Guci

6.            Përmet Alma Hoxha

7.            Dropull Dhimitër Tola

Qarku SHKODËR
1.            Shkodër Valdrin Pjetri

2.            Fushë-Arrëz Fran Tuçi

3.            Malësi e Madhe  Tonin Marinaj

4.            Pukë Gjon Gjoni

5.            Vau i Dejës Mark Babani

Qarku DURRËS
1.            Durrës Valbona Sako

2.            Krujë Artur Bushi

3.            Shijak Elton Arbana

Qarku LEZHË
1.            Lezhë Pjerin Ndreu

2.            Kurbin Majlinda Cara

3.            Mirditë Ndrec Deda

Qarku BERAT
1.            Berat Ervin Demo

2.            Kuçovë Kreshnik Hajdari

3.            Poliçan Adriatik Zotkaj

4.            Skrapar Adriatik Mema

5.            Ura Vajgurore Juliana  Memaj

Qarku TIRANË
1.            Tiranë Erjon Veliaj

2.            Vorë Agim Kajmaku

3.            Kamëz Rakip Suli

4.            Kavajë Redi Kraja

5.            Rrogozhinë Haxhi Memolla

Qarku KORCË
1.            Korçë Sotiraq Filo

2.            Devoll Eduard Duro

3.            Kolonjë Erjon Isai

4.            Maliq Gëzim Topçiu

5.            Pogradec Ilir Xhakolli

6.            Pustec Pali Kolevski

Qarku KUKËS
1.            Has Adem Lala ose Liman Morina?

2.            Kukës Safet Gjici

3.            Tropojë Rexhë Biberaj

Qarku DIBËR
1.            Bulqizë Lefter Alla

2.            Dibër Dionis Imeraj

3.            Klos llmi Hoxha

4.            Mat Agron Malaj

Qarku VLORË
1.            Vlorë Dritan Leli

2.            Konispol Shuaip Beqiri

3.            Sarandë Ardian Gurma

4.            Selenicë Pëllumb Binaj

5.            Delvinë Majlinda Qilimi

6.            Himarë Jorgo Goro

7.            Finiq Kristo Kiço

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edveri: 11/05/2019 15:26

    C'fare fytyre e veshtire.

    Përgjigju
  • daku: 11/05/2019 14:38

    po ti je me keq se erdogani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës