Opozita zyrtarizon kandidatët për Dibrën dhe Sarandën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezanton sot në Shkodër kandidaten e PD, Voltana Ademi.
Po sot, opozita zyrtarizoi kandidaturat e reja të kësaj partie për Dibrën dhe Sarandën.
Rikonfirmohet Ilir Krosi në bashkinë e riformatuar të Dibrës, ndërsa ish- drejtori i Aluiznit të Tiranës Kreshnik Bozho do të përballet me surprizën e së majtës në Sarandë, Florjana Koka.
Të shtunën, PD-ja zyrtarizoi edhe kandidatët e Bashkisë së Vlorës, Selenicës dhe asaj të Librazhdit.
Genc Deromema do të garojë për Bashkinë e Vlorës, duke u përballur me Dritan Lelin, i shpallur nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, Përparim Shameti kërkon kreun e Bashkisë së Selenicës. Nga koalicioni i majtë është shpallur Kasem Senaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së. Në Librazhd demokratët do të garojnë me Fadil Brazhdan, që do të ketë përballë kandidatin socialist, Kastriot Gurra./atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja