Për një orë e gjithë bota do të shuajë dritat në sensibilizim të ndryshimeve klimaterike.

Në cdo qytet dritat do të fiken nga ora  20:30 deri në 21:30. Errësira do të nisë nga Paqësori dhe do të mbyllet në brigjet atlantike. Në rrjetet sociale është përhapur gjerësisht hashtagu  #Ora e Tokës .

Vitin e shkuar Ora e Tokës përfshiu 7000 qytete dhe 2 miliardë njerëz.  Ndërsa këtë të shtunë pritet të marrin pjesë 366 vende e monumente në 178 vende. Nën errësirë  do të jenë Empire State në Neë York, Shtëpia e Operas në Sidnei, Kulla Eiffel në Paris etj.

Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizata më e madhe mjedisore në botë.

Redaksia online
( e.m/Shqiptarja.com)