Organizata e Nobelit të Paqes
eliminoi armët kimike në Shqipëri

Organizata e Nobelit të Paqes<br />eliminoi armët kimike në Shqipëri
TIRANË - Me dhënien e çmimit të Nobelit të Paqes për Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, komiteti i njohu 16 vjet punë të vështirë, të rrezikshme dhe në masë të madhe të panjohur të kësaj organizate që është edhe një nga sukseset më të mëdha në historinë e përpjekjeve shumëpalëshe për të bërë botën një vend më të sigurtë.
 
Mungesa e publicitetit e ka ndihmuar këtë organizatë që të punojë e qetë dhe me një efikasitet të habitshëm. Që nga themelimi i saj në vitin 1997, ajo ka mbikëqyrur eliminimin e mbi 80 për qind të rezervave botërore të armëve kimike që janë deklaruara. E kjo duke filluar nga një bunker të mbushur me gaz sinapit dhe arsenik me bazë klori, të lënë pas nga regjimi komunist në Shqipëri.
 
Gjatë konfliktit sirian ONAK, hyri në qendër të vëmendjes, por kishte kaluar sërish në hijet. Selia e saj në periferi të Hagës, është modeste dhe nuk bie në sy, shumë larg nga pallatet e larta dhe të shndritshme, të “kushërirës” së saj shumë më të njohur, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në Vjenë.
 
Të gjithë rezervat e Indisë dhe Koresë së Jugut janë gjithashtu të shkatërruar, si dhe pothuajse të gjithë e rezervave të Muamar Gadafit në Libi, si dhe mbi dhjetëra tonë të arsenalit të madh të SHBA-së. ONAK është duke punuar edhe për çmontimin e armëve të lëna prapa nga pushtimi, gjatë kohës së luftës mes Japonisë dhe Kinës, shkruan The Guardian.
 
Për kushtet e çarmatimit kjo është një nga arritjet më të mëdha të botës. Pothuajse një shekull më parë, në llogoret e luftës së parë botërore, municioneve kimike kërcënuar se do të kishin një të ardhme të tmerrshme. Përdorimi nga Sadam Huseinit i armëve kimike kundër Iranit dhe pastaj kundër civilëve kurdë në Halabjas në vitin 1988, ishin një kujtesë e natyrës së tmerrshme të këtyre armëve, pamje që u panë edhe pas sulmeve në Damask, në muajin gusht 2013.
 
Çmimin Nobel për Paqe tani do të shërbejë për tu bërë presionin mbi kombeve të cilat ende nuk janë palë në Konventën e Armëve Kimike si: Izraeli, Egjipti, Koreja e Veriut, Burma, Angola dhe Sudani i jugut. Nëse dhënia e çmimit do të shtyjë ndonjë prej këtyre vendeve për çarmatosjen nga armët kimike, ky do të jetë një nga vendimet më të mira Komitetit Nobelit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve