2026-a do të jetë një vit zgjedhjesh në degët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin dhe për këtë më 21 mars kryetari Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

“Viti në të cilin jemi është viti kalendarik i cili në bazë të Statutit të Partisë Socialiste do të kërkojë një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS. Ky proces do të fillojë me zgjedhje të kryetarëve të organizatave, do të shkojë në zgjedhjen  e forumeve lokale të PS, një proces që tashmë është bërë i çdo 2-vitshëm në PS. Do të përfshijë të gjithë forumet e PS, të zgjedhurit e saj. Natyrisht do të shtrihet në çdo qelizë në të gjithë vendin", tha Klosi. 

Zgjedhjet e brendshme korrespondojnë me 35-vjetorin e Partisë Socialiste dhe 12 qershori do të shënjojë kurorëzimin e të gjithë procesit thotë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

“12 qershori shënon 35-vjetorin e PS, dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim të të gjithë kontributeve të anëtarësisë së PS-së, themeluesve, kontributorëve, natyrisht anëtarëve të rinj të PS”, u shpreh Blendi Klosi

Në prononcimin pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rama, Klosi tha se një vëmendje e veçantë në të gjithë procesin e riorganizimit do t’i kushtohet diasporës.

Do ketë vendimmarrje për shtrirjen e strukturave lokale dhe në degët në diasporë, sigurisht në vendet që kishim numrin më të madh të votave. Kësaj vote në do t’i përgjigjemi me organizim strukturash, krijimin e strukturave kudo që shqiptarët ndjekin, mbështesin votojnë, PS”, tha Klosi.

I pyetur nëse PS pret kosto nga çështja Balluku për të cilën PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestim, Klosi përsëriti se vija e kuqe nuk shkelet, pasi hetimi dhe gjykimi i takon drejtësisë.

Pas rifreskimit të partisë në bazë, në nëntor socialistët do të votojnë edhe për strukturat e reja drejtuese në qendër. Një fushatë intensive anëtarësimesh të reja në PS për qershorin dhe nëntorin e paralajmëroi edhe kryesocialisti Rama në mbledhjen e grupit parlamentar 16 janarin e kaluar, në nisje të sesionit kuvendor. Teksa kundërshtarët merren me humbjen, PS sheh drejt fitores së radhës tha Rama.

 

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?