Organizohet në MPJ konferenca “Shërbimi publik dhe administrata publike në shtetin e së drejtës në Evropë”
TIRANË, 3 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Ministria e Decentralizimit dhe Administratës Publike të Republikës Franceze organizuan sot konferencën “Shërbimi publik dhe administrata publike në shtetin e së drejtës në Evropë”. Në fokus të aktivitetit […]
Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Ministria e Decentralizimit dhe Administratës Publike të Republikës Franceze organizuan sot konferencën "Shërbimi publik dhe administrata publike në shtetin e së drejtës në Evropë".
Në fokus të aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit me Administratën Publike franceze dhe shkëmbimin e eksperiencave me qëllim zhvillimin e praktikave më të mira për reformimin, konsolidimin dhe modernizimin e administratës publike shqiptare në përputhje me prioritet kyçe në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Në kuadër te vizitës zyrtare dy Ministret Harito dhe Lebranchu nënshkruan Marrëveshjen Administrative për Administratën Publike mes Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike të Shqipërisë dhe Ministrisë së Decentralizimit dhe Administratës Publike të Republikës Franceze.
Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit me Administratën Publike të Republikës së Francës në kuadër të reformës së administratës publike duke përfshirë aspekte institucionale, juridike, teknike, administrimin e burimeve njerëzore, sistemet e vlerësimit të performancës së nëpunësve dhe sistemin e informatizuar të administrimit.
Në fjalën e tij në Konferencë, Ministri Bushati u shpreh se, "Shqipëria, si një vend që aspiron anëtarësimin në BE, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit publik. Në rrugëtimin tonë drejt shtet-ndërtimit demokratik kemi nevojë për përvojën e vendeve me institucione të konsoliduara. Çka duhet të përftojmë nga përvoja franceze e shërbimit publik që ENA mishëron si koncept global i formimit të nëpunësit civil nuk është doemos një metodë për të përftuar elita, por një udhërrëfyes për të ngritur përgjegjshmërinë, paanshmërinë dhe efiçencën e pandërprerë të administratës në parime individuale. Vetëm duke punuar mbi individin që lakmon shërbimin e Shtetit, mund të arrijmë në një Shtet aq të paanshëm sa të miklohet vetëm nga interesi i përbashkët". /atsh/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.5%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9927
Lajme të tjera
-
U rikthyen në shtëpinë e Big Brother 4 banorët më të votuar nga publiku, gëzim dhe batute mes ‘të vjetërve’ dhe të ‘rinjve
2 Prill, 07:49
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës 'Gjukanoviç'? Millatoviç shihet favorit
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38