Xheladin Merko, njëri nga 8 personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës si pjesë e skuadrës që qëlloi me kallashnikov në 10 maj 2019 mbi Inez Hajrulla sot ka dalë para gjykatës së Vlorës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Një masë e tillë sigurimi është kërkuar nga prokurori i çështjes Alfred Saliu, kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari i çështjes. Ndërsa për sa i përket dy personave të tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti, të kapur në Itali, dhe që konsiderohen si pjesë e grupit të zjarrit të kësaj skuadre, prokuroria e Vlorës i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve Italiane, ku kërkon ekstradimin e tyre në Shqipëri me qëllim përballjen në sallën e gjyqit, me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Një tjetër person mjaft i rrezikshëm dhe që ende nuk është kapur nga policia e Vlorës dhe Tiranës është Fatmir Hyseni apo siç njihet ndryshe në Vlorë si “Doqia”. Ky person dyshohet të jetë truri i sulmit kundër Inez Hajrulla në Vlorë dhe disa shokëve të tij që po qëndronin në ambjentet e jashtme të lokal “A&B Mazana”.
Nga breshëritë e lëshuara me dy automatikë Inez Hajrulla dhe shokët e tij në tavolinë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, kjo edhe falë reagimit me një pistoletë që Hajrulla e mbante me vete. Por një nga plumbat e qitur nga automatikët, kanë plagosur lehtë në këmbë punonjësin e bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
61%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1647
Lajme të tjera
-
Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet 'trekëndëshi' kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë (Emri)
17 Shkurt, 15:15
-
Bllokohet aksi Orikum-Himarë, shkak kamioni i tonazhit të rëndë
9 Nëntor 2023, 18:17
-
Kërcënohen gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora për vrasjen në tentativë të Ines Hajrulla! Nisin hetimet
6 Tetor 2023, 17:06
-
Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për 5 të pandehurit
18 Shtator 2023, 12:43
-
Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla
26 Prill 2023, 16:43
-
U arrestua dy ditë më parë në Vlorë si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, Gjykata lë të lirë Denis Karafilin
25 Shkurt 2023, 14:01
-
Po përgatiteshin për ngjarje kriminale? Policia dhe FNSH ‘godet’ grupin e rrezikshëm të Vlorës, 1 në pranga 4 në kërkim! Inez Hajrulla i shpëton ndjekjes
23 Shkurt 2023, 10:00
-
'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra
30 Nëntor 2022, 20:45
-
Në kërkim për atentatin ndaj dy vëllezërve Doçi në Shkodër, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë! Kapet me pistoletë në makinë (VIDEO)
29 Nëntor 2022, 10:06
-
Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2019, 150 vite burg 5 të pandehurve
22 Nëntor 2022, 15:47
-
Sot jepej vendimi për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen nga çështja dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë
12 Prill 2022, 16:09
-
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
3 Nëntor 2021, 13:31
nuk ma mer mendja per iglin.djale i qete punetor,jam i bindur qe është ngaterese.shpresoj te dali e verteta po nuk ka mundësi ne bote qe igli te ket gisht.
PërgjigjuKujton se pjerdh njeri per komentet e tua ktu duke na mbush mendjen qe esht i pafajshem Po ik andej se dale ca do u dalin te tjera rini ne qetsi aty e prsisni provat e prokuroris.kur esht kaq i pafajshem igli suloti memaj Pse e ka nderuar mbiemrin??? Apo kot meqe skish ca te bente un nuk njoh ndonje hallexhi puntor qe nderon mbiemrin kot per qef.