Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj i shoqëruar edhe nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Ardian Alushi, ka inspektuar kantierin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Orikum.
Ministri Dervishaj tha se ky është një projekt i rëndësishëm, që është vënë pjesërisht në funksion, duke o shërbyer 30 mijë banorëve gjatë sezonit turistik.
Dervishaj tha se aktualisht puna po vazhdon për transferimin e këtij aseti të rëndësishëm te pushteti lokal, ndërkohë që në ndërtimin e tij, është respektuar me rigorozitet standarti ambiental.
Ministri theksoi se është duke u punuar për një investim shtesë për vitin 2017, për ta zgjeruar duke u ofruar shërbime dhe fshatrave përreth, me qëllim zgjerimin si kapacitet deri në 70 mijë banorë, duke patur parasysh dhe potencialin turistik të zonës.
Dervishaj deklaroi se një pjesë e rëndësishme për menaxhimin e këtyre impianteve janë bashkitë, që do të marrin në përdorim këto asete.
“Në këtë faze është shumë i rëndësishëm procesi i trajnimit të stafeve që do ta menaxhojnë në vazhdimësi këtë vepër, ku kërkohet bashkëpunimi nga pushteti vendor, për të ofruar më shumë shërbime cilësore për banorët”, përfundoi Dervishaj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com