Orkideja, mbretëresha e luleve, një lloj i saj rritet edhe në banjë

Orkideja, mbretëresha e luleve, një lloj i saj rritet edhe në banjë

Lule Orkidea

Ashtu siç ekzistojnë rregulla për rregullimin e hapësirave të caktuara në banesë, zgjedhja e mobilieve, materialit dhe formave të cilat patjetër duhet t’i përshtaten lokalit të caktuar, ashtu edhe me rastin e zgjedhjes së luleve ekzistojnë rregulla se cila lule dhe ku do të mund të zhvillohet më së miri në shtëpinë tonë, si duhet kultivuar në mënyrë që të ketë sukses zhvillimi i saj, por edhe çfarë assesi nuk duhet të bëjmë.

Banja shpesh është hapësirë e lagësht, nëse ka mjaft dritë, në të mund të vendosim orkidea.

Orkideja e vogël (Phalaenopsis) – këtyre luleve u nevojitet mjaft dritë, por jo drejtpërdrejt nga jugu; për to dritarja ideale është nga lindja.


(Lule Orkidea)

Nëse nuk ka dritë të mjaftueshme, fletët do të bëhen të errëta dhe nuk do të lulëzojë. Nëse është ashtu, gjeni asaj pozitë më të mirë, vendoseni afër dritës, drejtpërdrejtë nga jugu.

Këto lule duan nxehtësinë dhe hapësirat e lagështa, ndërkaq ngrohja qendrore e than ajrin. Për këtë shkak, nëse keni në banjë mjaft dritë, është vendi ideal për këto lule.

Nuk duan ndryshime të vrullshme, ndërkaq rimbjellja i shkakton stres. Një herë në dy vjet është mirë ta rimbillni, mirëpo gjithmonë në substrat për orkide (lëvorja e plotë e drurit) madje pas lulëzimit.

Duhet ujitur kur rrënjët ajrore të marrin ngjyrë të hirtë, më së miri është që të ujitet dhe të kullohet mirë. Gjatë kohës së lulëzimit mos i ushqeni, më gjatë do të lulëzojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali