Neritan Gjojdeshi, ortaku në biznes i familjes së ish-deputetit Koço Kokëdhima, është vënë në hetim nga prokuroria e Sarandës, pasi rezulton se ai ka kërcënuar me jetë një banor të këtij qyteti. Bëhet fjalë për shtetasin Oresti Kumi, i cili është kërcënuar nëpërmjet telefonit nga shtetasi Neritan Gjojdeshi.
Lajmi konfirmohet nga policia e Sarandës, e cila bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë, pasi në 23 shkurt 2017 Gjojdeshi ka pasur një konflikt me shtetasin Kumi. Ky i fundit është telefonuar nga Gjojdeshi në orën 17:10 të mbrëmjes dhe së bashku kanë debatuar në telefon, ku Gjojdeshi sipas tij rezulton ta ketë kanosur me jetë.
Për pasojë qytetari është ndjerë i kërcënuar dhe i është drejtuar me një kallëzim penal komisariatit të Sarandës. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” shefi i këtij komisariati Ermal Lila, ka konfirmuar konfliktin mes Gjedeshit dhe shtetasit tjetër Oresti Kumi.
Sipas shefit të komisariatit tashmë për këtë konflikt mes dy personave materialet hetimore i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Sarandës. Sipas shefit të komisariatit, çështja penale është referuar për akuzën e “Kanosjes” dhe “Keqpërdorim të thirjeve telefonike”.
Neritan Gjojdeshi ka dhe një çështje tjetër të hapur në prokurorinë e Tiranës, për mbifaturimet me faturat e ujësjellësit të Tiranës. Për këtë skandal, Gjojdeshi është shkarkuar me urdhër të kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Pas shkarkimit, Gjojdeshi i bashkohet projektit të ish-deputetit Koço Kokëdhima, duke hapur televizionin “A1 News”. Ende pa filluar mirë punën, ky projekt televiziv falimentoi dhe se shumë gazetarë mbetën pa marrë pagat mujore për disa muaj.Pas kësaj shumë gazetarë kanë kallëzuar në polici Neritan Gjojdeshin për akuzën e mashtrimit pasi ai nuk i kishte dhënë pagesat mujore. Gjojdeshi është thirrur në polici ku dhe ka premtuar se shumë shpejt gazetarët do të paguhen. Dhe në fakt kështu ka ndodhur.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com