Grupet e Task Forces në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare, ndërsa janë shoqëruar 5 persona, 3 prej tyre biznesmenë.
 
Në Tiranë, kontrollet jane fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës.
 
Si rezultat i këtij aksioni në te tre rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 persona, 3 prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë).
 
Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjisë elektrike.
 
Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin.
 
Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime.

oshee

oshee

oshee


dy.b/shqiptarja.com