Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani 'se njerëz të rrezikshëm e sollën situatën në vend deri në këtë gjendje". Në përgjigjen e tij, Kurti u kujtoi gazetarëve se Osmani nuk përmendi emra.
“Nëse zonja Presidente nuk ka folur me emra, unë nuk e di pse ju shkon mendja tek unë. Por edhe nëse ju keni të drejt, duhet ta pyesni atë.” – tha ai.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Partitë dështuan të zgjedhin Presidentin, Osmani shpërndan Kuvendin! Takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve, Kurti nuk shkon: Të presim Kushtetuesen











