Festat e fundvitit vijnë me atë atmosferën e gëzueshme, ku secili prej nesh ka momentin e vet të reflektimit: të një dhurate, buzëqeshjeje, njerëzit më të dashur t’i kesh pranë...Aty fillon dhe mendon se çka ndodhur në një vit, ç’ka ndryshuar në jetën e gjithsecilit, dhe kush na mungon. Janë ata që mungojnë që vrasin më shumë në shpirt, që do të donim t’i kishim prapë në të njëjtën tryezë, që donim qoftë edhe njëherë të fundit të ishin pjesë e tryezave të festës e ashtu, mes gëzimit dhe haresë të shkëmbenim urimet e fundit. Secili prej nesh, e bën vetë bilancin e vitit dhe nxjerr konkluzionet.
Po Shqipërisë sonë, kush do t’i mungojë në këtë vit që po mbyllet? Unë e di, ndoshta shumëkush gjithashtu e mendon se si mund të ketë etiketimin ky vit që do të kalojmë. Mund të na mungojnë shumë gjëra, thotë dikush: gjeli i detit apo gjysmagjeli; tryeza të varfra deri në skamje në shumë zona të vendit; do të donim të kishim më shumë para, lumturi, të kishim zgjidhur hallet e problemet për të qenë në rregull me vitin që vjen...
Por unë mendoj se Shqipërisë do t’i mungojnë ata të dy: Liraku e Shpëtimi. Të vuajtur deri në skëterrë në një jetë që ua mori shpirtin deri në fund dhe nuk i la të jetonin një ditë të bardh. Dy qytetarë të vendit tonë që edhe pse e patën të vështirë të jetonin, patën dhe një moment dobësie nga lodhja dhe strapacimi që ua humbi shpresën, të vetmen shpresë që u kishte mbetur, atë për jetën. Ata që nuk donin të prisnin më për ditë më të mira sepse nuk i rezistuan dot trysnisë së madhe dhe përqeshjes cinike dhe ironike të jetës mu në fytyrë; të vuajtur dhe në pritje të ankthshme për gjithçka që jeta ua kishte privuar për vite e vite me rradhë. A patën ndonjë ditë të buzëqeshur, apo mendonin se në atë tjetrën botë do të kishin mundësi të kalonin të paktën të respektuar, të përjetësuar, të vendosur në piedestalin që u takonte.
Ata janë heronjtë e këtij viti, e ky do të jetë viti i tyre. Më vjen ndërmend se çdo viti i kemi vënë nga një emër; viti i Gërdecit, viti i zgjedhjeve, viti i Bushit,...2012, është viti i të përndjekurve, janë me mijëra burra dhe gra në të gjithë vendin, që si simbol të qëndresës dhe mosdorëzimit përballë vështirësive të demokracisë sonë të brishtë, të gjithë së bashku, do të kenë Lirakun dhe Shpëtimin. Mund të ketë shumë prej tyre që përgjatë këtyre viteve kanë shkuar qetë nga kjo jetë, të kujtuar vetëm nga familjarët e tyre të dashur, të harruar nga njerëzit e tjerë dhe kalimi i viteve. Por jo, Liraku dhe Shpëtimi janë heronjtë që do t’i përfaqësojnë nga sot e në vijim, duke u dhënë statusin e njerëzve të cilët nuk luftuan vetëm kundër regjimit diktatorial të Hoxhës, por edhe me harresën e viteve të demokracisë.
Sot, kjo shtresë e popullsisë, por edhe gjithë shqiptarët do kenë ç’të kujtojnë me Lirakun dhe Shpëtimin. Do të dëgjojnë në fund të vitit, në një moment reflektimi atë që do të duhet të jetë lajtmotivi i një jete mbushur me shpresë. Do të duhet të kujtohen për fjalët e fundit të Lirakut, përpara se t’u jepte përshëndetjet të gjithëve, se jeta ka më shumë vlera se çdo përpjekje tjetër në këtë botë, e se të gjithë bashkë, ndoshta do të arrijnë të marrin atë për të cilin luftuan një jetë të tërë: lirinë e tyre.
Liraku dhe Shpëtimi janë heronjtë e këtij viti, sepse ngritën një kauzë për vlerat që duhet të mbartë demokracia. Ndoshta secili prej nesh, duke menduar vetëm një moment për përpjekjet e sakrificat e qindra mijëra njerëzve anembanë vendit për të bërë jetën e të gjithëve më të bukur, duhet të kontribuojmë sadopak në krijimin e një Shqipërie ku ka vend për të gjithë, e ku të gjithë duhet të respektohemi njëlloj.
Shkrimi u publikua sot në SHQIPTARJA.com(print), 27 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com