Kënga, e cila është prezantuar më parë nga këngëtarja më në fund ka videoklipin e saj, një projekt interesant, ku Rona shfaqet në formë.
Këngëtarja ka zgjedhur një projekt të tillë për të sjellë një mesazh të qartë përsa i përket barazisë gjinore.
Kjo pasi videoklipi "Se vetëm zemra flet saktë" është pjesë e fushatës vetëdijësuese "Bonu cool mos bjer shpullë!" i projektit "Vetëdija gjinore pjesë e kulturës së përgjithshme" nga Qendra Kosovare për studime Gjinore (QKSGJ).
Rona është e njohur dhe për rolin e saj në Eurovision ku përfqaësoi denjësisht vendin tonë duke e renditur të pestin me këngën “Qaj”.
E njohur për vlerat e saj artistike dhe vokalin e fuqishëm pritet që edhe ky klip të ketë sukses.