“Highlihting”, kështu quhet operacioni më i ri i cili bën të mundur që këmbët të duken më seksi.

Ishin pikërisht modelja e njohur Bella Hadid dhe këngëtarja me famë botërore, Jenyfer Lopez, që përdorën të parat këtë metodë.

Ky trend i ri, shpjegon kirurgu Gabriel Chiu, është krijuar pas frymëzimit të yjeve si Angelina Jolie dhe Kendal Jenner, të cilat shpesh shfaqen në tapetin e kuq me fustane të gjata të cara, ku vëmendjen më të madhe e marrin këmbët.

Kjo procedurë përfshin theksimin e vijave të kofshës, pulpave dhe konturimin e tyre, çka bën të mundur që këmbët të duken më të holla dhe më të gjata.

Trendi i ri është përhapur shumë në Britani dhe SHBA, por nuk është një operacion i lirë. Sipas The Indipendent, Një ndër kirurgët më të mirë të këtij operacioni ka pohuar se teknika e duhur kushton plot 7 milionë dollarë.

[gallery]25072[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com