Robert Malaj ka tentuar të trafikojë 20 kg lëndë narkotike duke përdorur si korriere të fejuarën e tij Alma Aliaj. Kjo e fundit është kapur në portin e Durrësit teksa udhëtonte me makinën e saj, por gjatë një kontrolli policia i ka gjetur sasinë e drogës në makinë. Aliaj ka treguar se nuk kishte dijeni për drogën dhe se i fejuari i saj Robert Malaj, ia kishte marë disa ditë më parë makinën, me pretendimin se kishte difekt duke e çuar në servis. Pas kësaj, prokuroria ka marrë në pyetje Robert Malaj, i cili ka pranuar se ishte ai ideatori i këtij trafiku, ku menjëherë është arrestuar.