TIRANE- Në përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë çështje të ndërlikuar, prokuroria e Tiranës caktoi një specialist informaticien, Arjan Lami, i cili, pasi analizoi të gjithë të dhënat në serverin e Tatimeve, arriti në përfundimin se diçka me të vërtetë kishte ndodhur. Kjo gjë jonormale kishte ndodhur më 28 gusht 2013, kur “një person me njohuri të posaçme mbi mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të kësaj database” hodhi në rrugë manuale një kod sekret në server, që teknikisht quhet “script” dhe i ka personalizuar për të fshirë të dhënat e regjistruara.
/Shqiptarja.com










