TIRANE- Kuvendi miratoi me konsensus të gjerë maxhorancë-opozitë seancën e 21 dhjetorit të vitit të kaluar, projektligjin për “dhënien e amnistisë”. Drafti i Ministrisë së Drejtësisë synon që të lirojë nga burgu rreth 720 të dënuar për vepra të lehta, të cilët janë dënuar deri në 2 vite burg. Në nismën e qeverisë parashikohet që amnistia të jetë për dënimet e formës së prerë të dhëna deri në 30 nëntor të vitit 2015. Ndërsa, në momentet e fundit të seancës së fundit për sesionin e shkuar parlamentar, maxhoranca dhe opozita ranë dakord që nga amnistia të përfitonin edhe të dënuarit për vjedhjen e energjisë elektrike.