Emiljano Hoxha, i cili përgjigjet për sigurinë e portit të Sarandës, shkel rregullat e sigurisë duke futur brenda perimetrit të portit makinën e tij personale me targa AA 722, tip “Benz Mercedes”, të cilën e përdor si taksi për turistët që mbërrijnë në këtë port.

Shofer taksie herë punon vetë e herë një i afërmi i tij, në oraret kur ai është në detyrë. Klientët i gjen vetë gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Duke thyer kështu sigurinë portuale, atë për të cilën është vendosur për ta ruajtur.

Tarifat që përdor me taksinë e tij të palicencuar janë: Transporti Port-Syri i Kaltër - 35 euro; Port -Syri i Kaltër-Butrint -70 euro.

Veten e prezanton si Emiljano Zapata dhe nuk nguron që të presë e të orientojë drejt taksisë turistët që mbërrijnë në port, edhe pse mban uniformën e punonjësit të portit.

Biseda me një punëtor të portit Sarandë.

Kërkohet një taksi për katër turistë. Punonjësi të drejton te Emiljano Hoxha (shefin e sigurisë).

Fiksi: Ndonjë taksi? 
Punonjësi i Portit: Taksia? O Emiljano...ku vajti Emiljano? 
Punonjësi i Portit: Emiljano hajde një sekondë të lutem!
Punonjësi i Portit: Është edhe punonjës i sigurisë këtu, punon edhe taksi. 
Fiksi: Si ja kalove? Mirë je? 
Emiljano (shefi i sigurisë): Mirë.
Fiksi: Do vijnë nja katër të huaj.  Duan të shkojnë tek Syri i Kaltër edhe Butrint. Ti nesër a je këtu?
Emiljano: Po këtu jam. Tek porti. Do ta zgjidhim. Po nuk erdha unë do të vij një shok i imi. 
Fiksi: Punon edhe ti taksi?
Emiljano (shefi i sigurisë): Po, po.  Në rregull. Këtu më ke mua që në 06:15. 
Fiksi: Do flasim. 
Emiljano (shefi i sigurisë): Kërko Emiljanon. 
Fiksi: Emiljanon! 
Emiljano (shefi i sigurisë): Po Emiljanon, Emiljano Zapata biles. 
Emiljano (shefi i sigurisë): Unë jam që rri këtu. Por do jem me uniformë nesër. 
Fiksi: Çfarë makine ke?
Emiljano (shefi i sigurisë): Një katër fenerësh të rregullt. Full, full, full.

Biseda me Emiljano Hoxhën një ditë më vonë.

Nga porti te Syri i Kaltër- 35 euro. Nëse shkon në Butrin, pazari është 70 euro. 

Emiljano (shefi i sigurisë): Hë more çfarë bëre? 
Fiksi: S’kanë ardhur akoma ato. 
Emiljano (shefi i sigurisë): S’të erdhën e? 
Fiksi: Po i pres.
Emiljano (shefi i sigurisë): Erdhën ata, e ke këtu djalin. 
Fiksi: Epo mirë. 
Emiljano (shefi i sigurisë): Me Benz-in tim. Ja do vij tani ai se e dërgova të bënte, nga që nuk erdhe ti e dërgova të bënte një rrugë. 
Fiksi: Deri në Butrint, sa lekë? 
Emiljano (shefi i sigurisë): Sy të Kaltër –Sarandë apo Butrint? 
Fiksi: Syri Kaltër-Sarandë.
Emiljano (shefi i sigurisë): Syri Kaltër- Sarandë është 35 euro. Të rrijë një orë e gjysmë atje që t’i presi. Këtu është 30 euro. 
Fiksi: Po t’i marrësh nga Syri i Kaltër e t’i çosh në Butrint e nga Butrinti të vijnë këtu? Të qëndrojnë një orë e gjysmë? Sa duan pastaj? 
Emiljano (shefi i sigurisë): Po 70 euro komplet. 


Fiksi: A ikim se janë tek hotel “Butrinti”. Kanë dalë dhe kanë ikur se nuk më kanë gjetur këtu. Po na presin atje. 
Shoferi (kushëriri i shefit): Ok. Hajde. 
Fiksi: Çfarë e ke Emiljanon?
Shoferi (kushëriri i shefit): Djalë teze. 
Fiksi: Për ditë punon ti?: Apo kur është ai në punë?
Shoferi (kushëriri i shefit): Jo more. Kur është ai në punë. 
Fiksi: Kur është ai pa punë...
Shoferi (kushëriri i shefit): Punon vet. Kur nuk është më merr mua. 
Fiksi: Emiljano është përgjegjësi i turnit?
Shoferi (kushëriri i shefit): I të tërë këtyre. I të tërë sigurimit këtu, të portit.
Fiksi: Sa lekë bën që të jap vëllai lekët për këto?
Shoferi (kushëriri i shefit): Për në Sy të Kaltër janë ata? 
Fiksi: O vëllai të jap lekët që erdhëm deri këtu. Sa lekë do të japë?
Shoferi (kushëriri i shefit): Një 5 mijëshe. / Top Channel 

Redakia Online
Al.N/Shqiptarja.com