Deputeti socialist, njëherësh ish-ministër në disa kabinete qeverisëse të socialistëve pa përjashtuar njëherë kryetar Kuvendi pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 do të jetë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Pikërisht në ditën kur propozim i zyrtar i kryesisë së PS dhe i vetë kreut të PS Edi Rama në grupin parlamentar për të përjashtuar deputetin Islami, vetëm i paralajmëruari pritet të jetë prezent. Mendohet se ai do të mbrojë variantin e tij se përse nuk kishte votuar kundër kandidaturës së Bujar Leskajt për postin e kryetarit të KLSH, pasi më parë të ketë komunikuar dhe me kreun e grupit të PS njëherësh dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, Gramoz Ruçi.
Burimet saktësojnë se vetë Islami ka komunikuar me Ruçin, dhe me sa duket situata nuk është paraqitur aq alarmante, shkruan sot shqiptarja.com
Zërat kundër përjashtimit kanë dalë në pah, duke e komplikuar situatën. Shumica e deputetëve socialistë të pyetur në lidhje me qëndrimin ndaj kërkesës së kreut socialist Rama për përjashtimin e Islamit nga grupi socialist i janë përgjigjur me të njejtën shprehje standard: "Qëndrimin tonë do ta bëjmë të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar".
Referuar dhe debatit të zhvilluar në mbledhjen e kryesisë por dhe në sinjalet e shprehura indirekt në publik, mensohet se Malaj, Harasani, Blushi, Ruka por dhe deputetët e "vjetër" në PS, do ta kenë të vështirë votën pro përjashtimit të Islamit nga grupi parlamentar i PS.
Mësohet se Islami ka komunikuar me kreun e grupit të PS Ruçi dhe pritet që të jetë ditën e martë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë në të cilën bën pjesë që në themelim. I vetmi që ka thyer heshtjen ka qënë një ndër kritikët e Ramës, anëtari i kryesisë Arben Malaj.
Ai është deklaruar kundër informacionit të deformuuar të diskutimeve të kryesisë të shpërndara dje për mediat, ka ndarë thelbin e këtij diskutimi në kryesi, ku një analizë më të detajuar do ta bëjë publike ditën e martë pas mbledhjes së grupit. Ai ka deklaruar se ka theksuar në kryesie konceptin që efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese apo disiplina formale.
"Masat ndëshkuese e përjashtuese do jenë të dëmshme për sfidat politike të PS. Këtë koncept të organizmit dhe drejtimit të PS nuk e trajtova thjeshtë për rastin Islami, por ia kam paraqitur edhe grupit të punës në PS që po punonte për përmirësimin e statutit të PS", ka deklaruar Malaj.
Sipas tij askush nuk duhet të synojë rritjen e efikasitetit politiko-elektoral të PS duke rritur masat ndërshkimore ndaj çdo deputeti socialist "edhe në rastet kur mospjesmarrja në votime apo votimi abstenues, nuk prodhon një rezultat politike negative për PS, por 'shkelje të dispilinës'.
Me mospjesmarrjen e tyre kolegët deputetë të PS nuk i sollën një dështim politik PS-së në votimin përkatës". Sipas Malajt aktiviteti konkret i çdo deputeti duhet të shërbejë si element vlerësimi për karrierët e tij politike por në asnjë rast "mungesa në seancën parlamentare, mosvotimi apo votimi abstenues të shërbejnë për të çrregjistruar kolegë nga grupi parlamentar".
Pasi sipas tij, shtimi i rasteve statutore kur një deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputetët në thjeshtë "kartona solidarë", pa të drejtë analize e qëndrimi edhe individuale. Malaj përfundimisht është shprehur se përjashtimi i Islamit nuk sjell asnjë pozitivitet në PS.