Përmbytje në Fushë-Kuqe,30 banesa
të rrethuara nga uji për herë të tretë

Përmbytje në Fushë-Kuqe,30 banesa<br />të rrethuara nga uji për herë të tretë
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në njësinë administrative të Fushë-Kuqes në Kurbin.

Dhjetëra hektarë tokë ndodhën nën ujë, ndërkohë mësohet se janë shkaktuar dëmë të mëdha në bujqësi dhe bazën ushqimore për blegtoritë.

Banorët thonë se kjo është hera e tretë që përmbyten brenda 10 ditëve, por nuk kanë marrë asnjë ndihme nga bashkia.

Ne jemi përmbytur dhe uji ka ardhur deri tek dhomat’ tha një banor.Një tjetër u shpreh se, ‘Kemi 13 vite që përmbytemi. Saherë që bie shi i mbaj në shpinë dhe i çoj deri tek fugoni që i çon në shkollë” ndërsa një grua tha se, “Na ka shkuar dëm gjithçka. Kam blerë 50 mijë lekë bar për lopën dhe më ka shkuar dëm. Na ka përmbyt shtëpitë e gjithçka. Fëmijët i mbajmë në krahë dhe i çojmë në shkollë. Për këtë vit, kjo është e treta herë që përmbytemi

 
Mbi 30 banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa dhjetëra stalla bagëtish kanë prezencë uji.

[gallery]19187[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran