Përmbytjet e shkaktuara në Laç,nis
evidentimi i dëmeve të shkaktuara 

Përmbytjet e shkaktuara në Laç,nis<br />evidentimi i dëmeve të shkaktuara 
Përmbytjet në Kurbin kanë sjellë dëme të shumta edhe në sektorin e Bujqësisë.
 
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore vijojnë të mbeten nën pushtetin e ujit, ndërsa dëme të shumta ka edhe në produktet e vjelura të stinës, të cilët banorët i kishin në magazinat e kateve të para, të cilat u përmbyten nga uji.
 
Drejtori i Bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi thotë se ka nisur puna për të bërë evidentimin e saktë të dëmeve në sektorin e bujqësisë.

Pas verifikimeve në terren të dëmeve të shkaktuara, Drejtoria e Bujqësisë do ti kërkoj qeverisë dëmshpërblimin për banoret e prekur nga përmbytja.

Ne kemi për detyre si segment shtetëror që të bëjmë përllogaritjet e dëmeve. Të bëjmë identifikimet e mundshme. Vlerësimet dhe tua përcjellim institucioneve.  Ka pasur dëmtim të bazës ushqimore, koshere bletësh të rrëmbyera nga uji, depo me misër të fshatarëve. Ka dëmtime të një tufe blegtorie të një fermeri. Ndërkohë, ka dëme të cilat nuk mund ti përllogarisim saktësisht’ tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur