Pas përmbytjeve masive që përfshinë një javë Kurbinit, Bashkia ka nisur ndërhyrjet në zonat më problematike. Prej 3 ditësh ekskavatorë dhe fadroma po punojnë për hapjen dhe zgjerimin e tre përrenjve qe përshkojnë qytetin të cilët ishin dhe shkaktaret kryesore të përmbytjeve.
Në të njëjtën kohë mjetet dhe punonjësit e Shërbimeve të Baskisë Kurbin po punojnë edhe në Njësitë Administrative të Milotit dhe të Fushë Kuqes ku pati përmbytje.
Nën kryetari i Bashkisë Kurbin Gëzim Dika thotë se këto ndërhyrje do të minimizojnë përmbytjet në këtë zonë, ndërkohë që po punohet edhe për riparimin e rrugëve në fshatrave të Malësisë Kurbinit të cilët janë dëmtuar nga reshjet.
Grupet e punës të Bashkisë Kurbin kanë evidentuar dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet n ë këtë zonë. Sipas të dhënave janë më shumë se 120 familje të cilat kanë patur dëmtime nga vërshimi ujerave, ndërsa është bërë e ditur se do të kërkohet mbështetja e Qeverisë për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytja.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com