Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një lidhje telefonike për Report Tv nga Laçi deklaroi se situata është qetësuar, ndërsa pasdite dhe nesër pritet që të ketë sërish reshje shiu.
Panariti theksoi se po punohet për heqjen e inerteve që sollën bllokimet dhe daljen e përrenjve nga shtrati, ndërsa përmbytje sipas tij janë regjistruar vetëm në Laç, pasi në të gjithë qytetet e tjera nuk ka pasur nga shirat.
"Në mëngjes situata është drejt përmirësimit, po pastrohen grykat e përrenjve, ujërat po kullojnë.
Edhe brenda Laçit ka tërheqje të ujit, përrenjtë malorë sollën inerte, eskavatorët po i largojnë.
Shtabi i Emergjencës po ndjek situatën nëse do të evakuohen familje të tjera, përpos atyre 7 që u evakuuan dje.
Hidrovorët janë në punë. Ngushëllime familjes për humbjen, situata dje dramatike, ka qenë duke na përfshirë uji me gjithë makinë.
Ka qenë një fenomen në trajtë cikloni, por në qytete të tjera situata është e qetë.
Sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje shiu"deklaroi Panariti.
Nga përmbytjet në Laç humbi jetën një person, 6 familje u evakuuan, ndërsa mbi 50 banesa dhe 1500 ha tokë u mbuluan nga uji.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO