Në godinën ku po magazinohen materialet, ka mbërritur kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi, e cila pranoi se situata sipas parashikimeve do të njohë përkeqësim, ndaj po merren masa për cdo rast të mundshëm evakuimi të banorëve. Ajo tha se bashkia ka gati ambientet akomoduese për banorët e zonave të permbytura.
E pyetur mbi deklaratat e bëra nga ministri Ditmir Bushati lidhur me punën e bashkisë, Ademi tha se ajo nuk ka kohë për sulme politike, pasi prej 2 javësh Shkodra është në emergjencë. Ndërkaq, e pyetur lidhur me një zgjidhje definitive për përmbytjet që kërcënojnë Shkodrën, kryebashkiakja Voltana Ademi tha se ka thuajse 4 vite që dërgon projekte në ministritë e linjës, por asnjëri prej tyre nuk është miratuar.
Krevatët e sjellë në Shkodër
e.gj/Shqiptarja.com