Kompania ajrore Lufthansa ka dhënë 300 milion dollarë për të mbuluar të gjitha kostot e mundshme që dalin nga aksidenti ajror i avionit Germanwings, i cili u rrëzua në Alpet e Francës javës që kaloi, ku humbën jetën 150 njerëz.
Lufthansa, e cila zotëron Germanwings, ka thënë se shuma ishte për të mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra në lidhje me aksidentin.
Ndërkohë ka përfunduar ndërtimi i një rrugë që të çon në Alpet franceze, në vendin e përplasjes së avionit.
Ekipet e shpëtimit thonë se ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmojë të përshpejtohent procesi i zbulimit të trupave të viktimave. Por ashtu siç kanë deklaruar edhe më parë, për shkak të terrenit shumë të vështirë ku ka rënë avioni operacioni do të zgjasë disa muaj.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com