Përplasje në PD, ja cilat janë
tre grupimet që dominojnë

Përplasje në PD, ja cilat janë<br />tre grupimet që dominojnë
TIRANE - Konfigurohen grupet brenda Partisë Demokratike, menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri Lulzim Basha. Përjashtimi nga listat e kandidimit e një pjesë të lidershipit demokrat dhe përplasja më e fundit brenda kësaj partie për shkak të garës për kreun e PD mes Bashës e Olldashit ka sjellë konturimin e grupeve rivale dhe klaneve brenda saj, duke e bërë akoma më të vështirë procesin e ringritjes së opozitës përballë një mazhorance të majtë që me numrat e saj është e frikshme në këto kushte.

Janë ravijëzuar tre grupe kryesore të mbështetësve në PD. Kështu shquhet grupi aktual parlamentar i PD, i përzgjedhur me kujdes nga Berisha dhe Basha duke parashikuar me sa duket rezultatin humbës përballë të majtës së bashkuar, i cili është gati në tërësi në mbështetje të dyshes drejtuese Berisha-Basha. Përjashtuar ish-nënkryetarin Astrit Patozi, kandidatin përballë Bashës dhe anëtarin e kryesisë Sokol Olldashi, por dhe ish-kreun e PD të Durrësit Igli Cara, i cili si “Lin Biao” qëmoti në Kinë, u shkarkua në ajër me një telefonatë të një anëtari të kupolës blu e njeri i Berishës dhe Bashës.

Dhe bashkë me ta është dhe Mesila Doda që e ka denoncuar mënyrën se si u zhvillua gara elektorale mes Bashës dhe Olldashit. Ndërsa deputetët e tjerë ku më pak e ku më shumë janë të gjithë mbështetës të Bashës e Berishës. Por ka dhe deputetë të cilët pavarësisht se deklarojnë mbështetjen ndaj Berishës, madje e cilësojnë atë një kryetar të përjetshëm të PD, duke mos e njohur fare Bashën si kryetar të kësaj partie, tregojnë qartë se në një rrethanë apo tjetër nuk e mbështesin kreun e ri të PD Basha.

Dhe bashkë me Topallin në të njejtën gjatësi vale është dhe Ritvan Bode. I cili deri më tani deklaron mbështetje vetëm për Berishën. Ndërkohë që dhe nga lidershipi i PD, i cili u la jashtë listave të kandidimit janë një masë që e mbështesin Bashën dhe Berishën.

Por ka dhe figura të spikatura të PD si ajo e ish-kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve Ilir Rusmali, njëherësh anëtar kryesise dhe sekretar zgjedhor në PD, ish-kreu i komisionit të Jashtëm dhe anëtar kryesie të PD, Fatos Beja, personalitete të tjera si Leonard Demi, Viktor Gumi, Selami Xhepa, Mark Marku etj, që janë shprehur jo pak kundër mënyrës së zgjedhjes së Bashës në krye të PD, por nuk kanë munguar të hedhin dhe kritika në drejtim të Berishës për dominimin që po bën në parti. Pikërisht këto konfigurime të reja grupimesh brenda PD pritet të sjellin jo pak probleme në ringritjen e saj përballë të majtës në qeverisje.
 
KONFIGURACIONET E REJA NË PD
 
Deputetët aktualë pro Bashës
Genc Pollo
Astrit Veliaj
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Roland Keta
Eduart Halimi
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Oerd Bylykbashi
Arben Imami
Eduard Selami
Ardian Turku   
Luçiano Boçi
Kozma Dashi
Genc Ruli
Eleina Qirici
Edmond Spaho
Gjergji Papa
Flamur Noka
Besnik Dusha   
Alban Zeneli
Aldo Bumçi
Albina Deda
Helidon Bushati
Voltana Ademi  
Gjovalin Bzheta
Sali Berisha   
Myqerem Tafaj
Majlinda Bregu 
Halim Kosova              
Florion Mima              
Gerti Bogdani             
Jorida Tabaku                  
Edi Paloka     
Keltis Kruja        
Kastriot Islami
Arben Ristani  
Liljana Elmazi
 
Deputetët aktualë kundër Bashës
Astrit Patozi
Sokol Olldashi
Igli Cara
Mesila Doda
 
Pro vetëm Berishës
Jozefina Topalli
Ridvan Bode
 
I papërcaktuar
Gjovalin Kadeli
 
Ish-deputetët jokandidatë pro Bashës
Adriana Gjonaj
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Vath Tabaku
Enkelejd Alibeaj
Lajla Përnaska
Ledina Aliolli
Paulina Hoti
Rrahim Çota
Tritan Shehu
Lefter Maliqi
Bardh Spahia
Koço Barka
Gjok Uldedaj
Ferdinant Xhaferraj
 
Ish-deputetët jokandidatë kundër Bashës
Fatos Beja
Fatos Hoxha
Ramiz Çobaj
Ndriçim Babasi
Ilir Bano
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Kreshnik Çipi
Leonard Demi
Luan Skuqi
Mark Marku
Rajmonda Bulku
Selami Xhepa
Sybi Hida
Vasillaq Ngresi
Viktor Gumi
Ylli Lama
Mehmet Xheka
Ismail Hoxha
Rajmond Hoxha

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare