Në seancën e fundit parlamentare u miratura projektligji për Moratoriumin 2 vjeçar të gjuetisë, i propozura nga Ministria e Mjedisit. Kjo cështje, prej javësh të tëra, zuri një vend të rëndësishëm në vëmendjen e opinionit publik. Përmes debateve të shumta në median vizive dhe të shkruar, rrjetet sociale, etj, qytetarët shqiptarë u informuan gjerësisht për gjendjen dramatike të faunës së egër në Shqipëri.
Moratoriumi është një masë drastike por e domosdoshme për situatën kaotike të krijuar në dekadat e fundit, me qëllim vendosjen e kontrollit në aktivitetin e gjuetisë dhe menaxhimin e qendrueshëm të faunës së egër.
Kjo masë nuk ishte një iniciativë impulsive, por u ndërmor mbas shumë studimesh, analizash dhe diskutimesh jo vetëm me specialistë të fushës, por edhe me përfaqësues të grupeve të interesit.
Prej disa kohësh situata e gjendjes së faunës së egër është nën fokusin kritik të strukturave apo aktorëve të ndryshëm, sensibël për mbrojtjen e vlerave të natyrës, sikurse federatat e gjuetarëve, OJF-të mjedisore, shtypi dhe televizioni, institucione dhe struktura ndërkombetare, etj. Eshtë pranuar nga të gjithë subjektet e lartëpërmendur, se disa nga premisat kryesore që çojnë në këtë përkeqësim dhe rënie të popullatave të faunës së egër, janë shkaktuar nga; gjuetia pa kontroll dhe me mjete të ndaluara; numri i madh armëve të gjuetisë, mungesa e kontrollit mbi to, dhe pamundësia për të bërë bllokimin e tyre, lejimi i shumë pikave të tregtimit të tyre; nga zhvillimi i gjuetisë nga përfitime ekonomike; etj.
Duke u fokusuar në gjendjen e faunës së egër, nga të dhënat statistikore rezulton se gjatë një periudhe 10 vjecare, duke filluar nga viti 2001 e në vazhdim, kemi një rënie të theksuar të numrit të popullatave të faunës së egër në të gjitha zonat ku zhvillohet aktiviteti i gjuetise, ndërkohë që lloje të tjera janë në zhdukje totale.
Por një tjetër problematikë janë edhe armët e gjahut. Përsa i përket numrit të armëve të gjahut në duart e popullatës, nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme rezulton një numër prej 75 mijë banorësh të pajisur me armë gjahu, ndërkohë që vetëm 17 mijë janë të regjistruar si gjuetarë dhe prej tyre, vetëm 5 mijë persona pajisen me leje gjuetie cdo vit.
Moratoriumi 2 vjecar krijon mundësinë që të ndërhyhet menjëherë për frenimin e kësaj situate dhe të sigurohen premisat për përmirësimin e shpejtë të gjendjes.
Ky moratorium u propozua dhe në zbatim të një sërë detyrimesh; rezoluta, vendime dhe rekomandime, të Konventave të fushës së mbrojtjes së natyrës në të cilat Shqipëria bën pjesë.
Cdokush mund të shtrojë me të drejtë pyetjen se cfarë do të realizojë moratoriumi 2 vjecar i gjuetisë.
Ky moratorium siguron një qetësi të përkohshme të jetës së faunës që do të cojë në rritjen e popullatave të faunës në të gjithë vendin. Gjithashtu, arrin përmirësimin e legjislacionit në përshtatje me kushtet aktuale në të cilat ndodhet jeta e faunës së egër; stabilizimin e pajisjes me armë dhe leje gjuetie të gjuetarëve të rregullt, të trajnuar dhe të përgatitur me njohuritë e nevojshme për të ushtruar aktivitetin e gjuetisë; ristrukturimin e Federatës dhe shoqatave të gjuetarëve sipas modeleve të simotrave të tyre në vëndet perëndimore të cilat duke ruajtur karakterin e tyre vullnetar të shndërrohen në organizma të rëndësishme të ruajtjes, mbarështrimit dhe administrimit të ekonomisë së gjahut dhe aktivitetit të gjuetisë nën kontrollin e shtetit nëpërmjet një sistemi rregullash llogaridhënëse të sanksionuara me ligj.
Por edhe, mbështetje teknike të ekonomisë së gjahut dhe aktivitetit të gjuetisë nga ana e shtetit nëpërmjet botimeve të specializuara, modeleve të mara nga vëndet e përparuara dhe promovimit të kërkimit shkencor nga universitetet dhe qëndrat kërkimore të fushës.
Gjuetia është luks. Por ne nuk e kemi këtë luks për të lejuar dhe vazhduar shfarosjen e faunës së eger në vendin tonë.
Ky moratorium nuk ishte një vendim politik, por një masë kombëtarë tejet e domosdoshme në të mirë të natyrës së vendit tonë.
Besoj që kjo cështje, ashtu edhe shumë të tjera të lidhura me mjedisin, do e ndërgjegjësojnë opinionin publik për rëndësinë dhe përkushtimin e gjithësecilit prej nesh për të mbrojtur natyrën, si strehën tonë të përbashkët, nën të cilën jetojnë të gjithë shqiptarët pa ndarje krahinore apo bindje partiake.
I bëj apel edhe të gjithë qytetarëve të apasionuar pas gjuetisë, grupeve të interesit, dhe më gjerë, të vazhdojnë të jenë bashkëpunues në zbatimin sa më të plotë të kësaj iniciative.
Ne nuk jemi në gjendje të zhbëjmë gabimet e së shkuarës, por jemi në kohë të mbrojmë të ardhmen. Ky moratorium i shërben kësaj të ardhme.
*) Ministër i Mjedisit
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com