Lulet mbeten dhurata më e preferuar në ditën e 8 marsit, por ajo që mbizotëron mbi të tjerat më së shumti në Itali është Mimoza. Por, përse në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhurojmë mimoza? Ja cila është historia dhe tradita e kësaj dhurate sa të bukur aq edhe te lirë.
Mimoza është një lule e verdhë, e gjallë dhe e gëzueshme dhe sipas traditës ka një kuptim të veçantë. Është një lule me origjinë nga Australia, por edhe në Europë ka gjetur klimë ideale për t’u rritur dhe zhvilluar.

Lulet e saj klasike të verdha çelin në fund të dimrit dhe me ngjyrën e tyre të fortë sfumojnë pamjen gri e të zymtë të stinës së ftohtë duke sjellë kështu më shumë dritë e rreze në pranverë.
Sipas indianëve të Amerikës, mimozat personifikojnë forcën dhe feminilitetin dhe për këtë arsye ajo u zgjodh si simbol i Ditës së Gruas..
Por ndryshe është tradita në Itali. Thuhet se mimoza është kthyer në simbol të grave, në vitin 1946, kur Unioni i Grave Italiane, kërkonte një lule që mund t’i dhurohej seksit femër me rastin e Ditës së Gruas, pas luftës. Mimoza ishte një nga lulet e pakta që çelnin në fund të shkurtit dhe fillim të marsit dhe po ashtu ishte më pak e kushtueshme. Kështu mimoza u bë simbol i Ditës së Gruas.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com